YouTube ka një format të shumtë të reklamave. Më irrituese nga këto janë reklamat 30-sekondëshe. Me siguri që ju kanë acaruar ato reklamat që shfaqen në video dhe nuk hiqen pasi të kalojnë disa sekonda?

Sigurisht ka mënyra të ndryshme për t’i ndaluar, duke përdorur ‘bllokues’, por së shpejti nuk do t’ju duhet pasi Google nga viti i ardhshëm do ta ndërpresë tërësisht këtë format.

Në një deklaratë Google ka thënë se ka për qëllim të ofrojë një përvojë më të mirë për shikuesit, ndaj në YouTube do të sjellë një ndryshim. “Në kuadër të kësaj, ne kemi vendosur që të heqim reklamat 30-sekondëshe në video dhe të mendojmë formate që janë dhe në ndihmë të reklamuesve, por edhe në ndihmë të shikuesve”.

Formate të tjera do të përmbajnë disa reklama 20-sekondëshe, por ajo që dihet është se ky fakt do t’i kushtojë disi Google-it, duke qenë se së fundmi ka bërë ndryshime drastike.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/nje-lajm-mire-per-te-gjithe-shikuesit-e-youtube-ja-cfare-beje-kompania/ […]

Comments are closed.