Nga Doc. Dr. Vasil Kureta

Tash ka shumë që mendojnë se ka përfunduar modeli liberal i rendit botëror, apo se ka përfunduar era perëndimore në dominimin e rendit botëror liberal.Ky mendim ka marrë shtysë vecanërisht pas zhvillimeve brënda hapsirës perëndimore, sidomos brënda BE dhe SHBA, por edhe evidentimit të peshës dhe rolit që kanë siguruar tashmë në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare edhe aktorë të tjerë e sidomos Rusia dhe Kina.Në një farë mënyre ka një risjellje të koncepteve e argumenteve, që u shfaqën, pas rëzimit të komunizmit e përfundimit të luftës së ftohtë 1, në formën “perëndimi vdiq”, apo se tash është hapur era e një bote “multipolare” etj.Tash konstatohet se prezantues të këtyre koncepteve nuk janë kryesisht analistë e studiues të marëdhëënieve ndërkombëtare, por dhe zyrtarë konkretë shtetesh. Kështu Rusia mendon se aktualisht modeli i ri i rendit botëror duhet të mbajë parasysh trekëndëshin SHBA-Rusi-Kinë, sepse ka ndryshuar edhe dominimi i fuqisë e politikës perëndimore në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare.

Natyrisht, nuk ndodhemi as përpara hamëndësimeve të përgjithëshme ,por as dhe përpara studimeve apo doktrinave të përpunuara hollsëisht. Megjithatë, po hidhen ide e argumente të ndryshme reth problemit, në se jemi përpara formësimit të një modeli të ri të rendit botëror? Në funksion të kësaj ideje, disa i referohen vecanërisht një problematike konkrete brënda perëndimit, në marëdhëniet mes SHBA dhe BE, sidomos krizës së brëndëshme të BE, ngecies së ecurisë së projektit europian, dobësimit të unitetit të brëndshëm të BE, sic ka dhe nga ata që sjellin në vëmëndje faktin se ,jo rastësisht, presidenti i ri amerikan Trump, në fjalimin e tij inagurues, duke theksuar fort tezën “America First”, nuk evidentoi apo nuk theksoi ato që njihen si sistemi i vlerave perëndimore të demokracisë liberale si demokracia,liritë e të drejtat e njeriut etj.Kuptohet, që presidenti amerikan nuk e pa të nevojëshme ti sillte ato në vëmëndje, apo që ti ketë menduar që nënkuptohen për SHBA dhe hapsirën perëndimore. Po kështu meret në konsideratë dhe ritja reale e peshës e rolit të Rusisë dhe Kinës në zhvillimet ndërkombëtrae, si dhe të elementëve të tjerë.

Jo cdo fakt mund të ketë vlerën e një argumenti.Megjithatë, sa i përket perëndimit të bashkuar, nuk mund të mos evidentohet një problematikë e bërndëshme, që edhe pse është e natyrëshme, sepse i jep impulse të brëndëshme zhvillimit e përsosjes së perëndimit, ka krijuar edhe shqetësime konkrete.BE ndodhet përballë një problemi të mprehtë, sa i përket të ardhmes së saj, ku projekti europian i integrimit është sulmuar ashpër e po dëmtohet nga goditjet e nacionalizmit, euroskeptizmit, populizmit e dallgët e forta të interesave të shtetit komb.Janë goditur rëndë elementë të rëndësishëm si lëvizja e lirë, solidariteti e humanizmi, por dhe demokracia e sundimi i ligjit në vënde të caktuara, ku efektet e krizës ekonomike e financiare, kanë krijuar një problematikë të vështirë sociale, që po godet të ardhmen e brezit të ri, por dhe është vështirësuar tepër vendimarja e dakortësuar brënda BE.Partitë nacionaliste, që kanë fituar shumë teren, bëjnë thirrje të hapura për exit dhe izolim nacional.Në thelb, në hapsirën europiane sistemi i vlerave është vënë përpara një prove të mprehtë.Shqetëson fakti se, në hapsirën europiane po dëgjohet më zhurmshëm koncepti i vëtëmbrojtjes nacionale, se sa ai i mbrojtjes së sistemit të vlerave europiane.

Të gjëndur përballë goditjeve të terrorizmit në hapsirën europiane, kanë ritur pushtet instiktet e vëtëmbrojtjes e të izolimit, në dëm të solidaritetit e humanizmit, që u vu re sidomos në kulmin e përballimit të krizës së refugjatëve.Në këto kushte, apatizmi i brezit të ri në hapsirën europiane, sa përket mbrojtjes së sistemit të vlerave, përbën shqetësim, sepse e ardhmja e tij është e lidhur me të ardhmen e këtij sistemi vlerash dhe jo me mbylljen nacionale e hapat mbrapa.Po kështu, një urdhër ekzekutiv i presidentit amerikan , për ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga shtatë vënde me popullsi në shumicë muslimane,në funksion të stabilitetit e mbrojtjes së kufijve,bllokohet nga drejtësia. Ky fakt domethënës tregon se demokracia amerikane funksionon dhe shteti juridik gjithashtu, megjithë shqetësimin reth lirisë së lvizjes e të drejtave të njeriut. Pra, një problematikë konkrete në hapsirën perëndimore, ka krijuar shqetësim se duket, sikur po fiton mbështetje menatliteti apo drejtimi autoritar ndaj drejtimit e mëndësisë demokratike.

Duke i u referuar një problematike konkrete të tillë aktuale, disa kanë nxituar e disa kanë mirëpritur një prirje të epërsisë së autoritarizmit ndaj demokracisë liberale e disa duan ta ushqejnë atë.Tërheq vëmëndjen se disa trumbetojnë apo mendojnë fundin e demokracisë liberale e vecanërisht fundin e erës perëndimore, të rendit botëror liberal.Për nevoja gjeostrategjike është fryrë, përmes mjeteve të komunimimit e propogandës, një kontradiktë e mprehtë mes SHBA dhe BE,dhe duke e menduar atë të vërttë, kanë mbështetur opsionet konkrete për fundin e dominimit të erës perëndimore në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare, për ti hapur rrugë një modeli konkret multipolar.Sistemi i marëdhënieve ndërkombëtre ka përmbajtjen e vet kontradiktore dhe jetën e tij të brëndëshme, që impulson vazhdimisht, duke i hapur rrugë edhe ndryshimit e përsosjes.Tashmë është fakt që Rusia është shfaqur e sigurtë në afishimin e një statusi e roli të saj si superfuqi botërore, jo vetëm si sfiduese reale e rolit të SHBA, si superfuqia e vetme botërore, deri më sot, por dhe ndaj sistemit të vlerave perëndimore e rolit të perëndimit në zhvillimet botërore dhe që kërkon një model tjetër të rendit botëror.

Në këtë kontekst,nuk mund të mos kenë interes konceptet e argumentat që bëhen publike nga Rusia në këtë drejtim.Nuk mund të mos vlerësohet pozitivisht fakti, që pjesë e vizionit të Rusisë ndaj përmbajtjes së modelit të ri të rendit botëror, evidentohet mbështetja në të drejtën ndërkombëtare, por dhe të rolit të organizmit të rëndësishëm botëror OKB e Këshilli i Sigurimit.Po kështu dhe theksimi i idesë së një rendi botëror demokratik,apo për një jete ndërkombëtare demokratike.Megjithatë, Rusia e mendon realizimin e një roli të ri në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare, duke atakuar apo kritikuar shtyllat kryesore të perëndimit, si sistemin e vlerave, duke folur për pseudovlera e imponim apo eksportim të tyre në vënde të tjera, por sidomos sa i përket vëndit e rolit të NATO, në garantimin e sigurisë së rendit botëror, duke e vlereësuar atë produkt të luftës së ftohtë 1.Edhe pse përmes shefit të NATO Stoltenberg, përcillet qëndrimi se, synimi i NATO nuk është izolimi i Rusisë dhe se nuk duam një luftë të re të ftohtë, një garë të re armatimi, apo se masat mbrojtëse në vëndet aleate nuk kanë synim rethimin e Rusisë etj, nuk pritet që Rusia të ndryshojë qëndrimin e saj.

Sipas Rusisë aseti botëror njëpolar nuk mund të jetë afatgjatë. Lidereët botërorë duhet të krijojnë një rend botëror më të barabartë. Sipas Rusisë kriza e modelit njëpolar ishte e pritëshme, në një kohë kur arkitektura ekonomike e politike e globalizmit, është realizuar si një instrument për të garantuar ritjen e një klubi shtetesh elitare dhe domonimin e tij mbi të tjerët. Është i kuptueshëm ky kendvështrim e qëndrim i Rusisë në tërësi,por sidomos sa i përket përmbajtjes së nenit 5 të NATO-s, për mbrojtjen kolektive, sepse vjen ndesh me synimet e saj për rol dhe interesat gjeopolitike.Këtu nuk duhet harruar fakti se Rusia, pas rëzimit të komunizmit, ishte thirrur në bashkepunim në formatin G8 e atë që njihet si partneriteti NATO-Rusi, dhe se po ashtu u vetlargua prej tij.Me sa duket në vizionin e Rusisë për modelin e rendit botëror post perëndimor e konceptin e saj të pragmatizmit e për të qënë i barabartë, nënkuptohet sigurimi rolit konkret të Rusisë në qeverisjen botërore.Brënda këtij vështrimi, sic duket, Rusia deklarohet për marëdhenie të fqinjësisë të mirë nga Vankuver në Vladivostok.

Në se Rusia po shfaqet më aktive, sa i përket afishimit të vizionit të saj, për përmbajtjen e re të modelit të ri të rendiut botëror, Kina është shfaqur më e qetë, më e ekuilibruar, duke punuar sipas principit “pa u vënë re”edhe pse Rusia flet edhe për Kinën, teksa evidenton trekëndëshin në udhëheqjen botërore, si tregues se mundësohet një rend botëror më demokratik.Megjithatë, në se mer në konsideratë vëndin që Rusia u jep interesave nacionale,nuk mund të mos harrosh se ato më shumë ndajnë se sa bashkojnë.Vjen shpejt dhe një reagim i Kinës, që dëshmon se nuk do të presë ndonjë “dhuratë”as nga SHBA e as nga Rusia, se është gati të hedhë një hap konkret si lider botëror, të kërkojë ndarjen e rolit e fuqisë me SHBA. Në Davos presidenti kinez Xi Ping mbështeti globalizmin dhe tash, sic mësohet nga mediat kineze, në një seminar për sigurinë kombëtare, ka evidentuar ambicien për të bërë një hap konkret të Kinës në qeverisjen botërore.Duke evidentuar disa elementë në zhvillimet botërore si globalizmi ekonomik, multipolariteti dhe demokratizimi,ai flet për kapërximin e atij që e quan unilaterizëm, me të cilin duket se ka parasysh rolin e SHBA si superfuqia e vetme botërore aktualisht.

Me sa duket, ky reflektim kinez mban parasysh, si faktin që Rusia tashmë është imponuar si superfqi botërore fakt, por edhe deklaratën elektorale të presidentit amerikan Trump, për marëdhënie të mira me Rusinë, por që nuk kishte referim të tillë ndaj Kinës, madje kishte kërkuar edhe një rishqyrtim të marëveshjes së tregëtisë së lirë mes dy vëndeve.Në këto kushte, avancimi i Rusisë, në statusin e supërfuqisë botërore, fillimi i sendërtimit të tezës së presidentit Trump “Amerika First” në politkën e jashtëme të SHBA, në kushtet që mendohet një modelim i ri i rendit botëror,që Kina e Rusia e quajnë multipolar,e ka nxitur Kinën të reagojë, duke shfaqur ambiciet e saj.Edhe pse Rusia flet për trekëndësh, kuptohet që Kina e ka të qartë se, rolin do ta arrijë duke mundësuar ndarjen e fuqisë e rolin me SHBA, aq më tepër që e mendon, se në këtë fazë, ka dhe mbështetjen e Rusisë.Lëvizjet e Rusisë dhe të Kinës janë interesante, aq më tepër që nuk ka një dakortësim,diskutim për modelin e ri të rendit botëror dhe sidomos nuk ka një pozicionim e qëndrim të SHBA për këto opsione.

Aktualisht, në se Rusia po e sheh vehten të liruar apo “fituese” ndaj atij që e quan “hegjemonizim” perëndimor në zhvillimin e marëdhënieve ndërkombëtare, që e sheh një fillim të krijimit të një modeli të ri të rendit botëror dhe po shfaq opsionet e saj, SHBA, që ka deklaruar tezën “Amerika First,”duket se mban shënim e pritet me interes të reagojë ndaj këtyre zhvillimeve, natyrisht, duke mbajtur parasysh dhe ndryshimet e ndodhura.Reagimi i SHBA ka rëndësi të vecantë, se do të luajë rol kryesor në definimin e përmbajtjes së marëdhënies së re në qeverisjen botërore, për shkak të pozicionit që mban, potencialeve të mëdha ekonomike e ushtarake, teknologjike e ne inovacion, të përvojës së pasur e kontributeve reale dhe përgjegjshmërisë së lartë në garantimin e rendit botëror.

SHBA përfaqëson sistemin e vlerave perëndimore dhe zotëron një metodologji të spikatur në përballimin e krizave e problemeve që lindin, që ka krijuar dhe një besim e mbështetje të lartë për kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit të rendit botëror.Në reagimin e SHBA pritet të mbahet parasyh edhe një luftë e egër që zhvillohet sot nga ekstremizmat e terrorizmi ndërkombëtar, që ka fokusuar maksimalisht sistemin e vlerave perëndimore, duke keqpërdorur edhe hapsirat që krijon demokracia liberale. Askush nuk mund të rijë indiferent ndaj këtij kërcënimi e sfide serioze, që ka dhe një aleancë të terrorizmit e ekstremizmit me ekspansionizmin, korrupsionin, kriminalitetin,shkeljet ligjore,ritje të autoritarizmit etj.

Ky zhvillim do të luajë rol të rëndsishëm në sendërtimin e marëdhënies së re të qevrisjes botërore, ku mbrojtja e sitemit të vlerave e garantimi i rendit botëror do të ketë prioritet.Dhe përvoja e grummbulluar nga perëndimi në sendërtimin e mbrojtjen e sistemit të vlerave të avancuara civilizuese, do të ketë vënd të rëndësishëm.Natyrisht, që në sendërtimin e marëdhënies së qeverisjes botërore, vënd të vecantë do të zënë përpjekjet për zhvillimet e qëndrueshme ekonomike botërore, në kushtet kur krizat e sfidat janë bërë komplekse e të vështira, por gjithashtu edhe sfidat në përballimin e kërcënimeve natyrore e klima.Përballimi i këtyre sfidave komplekse kërkon kontribute reale të gjithë aktorëve të rëndësishëm në marëdhëniet ndërkombëtare, sidomos të vëndeve më të zhvilluara e të industrializaura.Përballimi i tyre kërkon jo rivalitet e grindje,jo ushqim te orekseve ekspansioniste e konflikteve apo proteksionizmit, jo kërcënimeve e lancim te skepticizmit në marëdhëniet ndërkombëtare,po vizion të qartë e përgjegjshmëri të lartë, harmonizim potencialesh e kontributesh, kërkon jo konfrontim por dialog e bashkëpunim.

Varshave me 23 shkurt 2017

3 COMMENTS

Comments are closed.