Pasi mësoi për dështimin e pandehur për të mbrojtur grate e cënuara, një nxënëse shkolle e cila u largua nga të qenurit dëshmitare e Jehovait, shpërtheu në një fjalim të fuqishëm para shokëve të saj të klasës.

Duke mbajtur lotët, ajo kujton eksperiencat e saj personale si një antare e kishës dhe se si atë e nxorrën nga feja, duke përfshirë babain e saj, që do ta dërgonin në Armageddon.

Ajo theksoi gjithashtu pozitën e ulët të grave në hierarkinë e organizatës dhe se si ato shiheshin inferiore ndaj meshkujve.

“Ato nuk mund të mësojnë burrat. Ato madje nuk mund të flasin në podium para meshkujve siç po bëj unë tani,” tha ajo. “Ato nuk duhet të pysin për vendimet që marrin meshkujt. Kjo është një shpifje.

Disidentët nga doktrinat dhe praktikat ortodokse të kishës i ndalohen një Dëshmitari Jehovai dhe ata që e bëjnë këtë shmangen nga liderët fetar. Mendimi i pavarur dekurajohet dhe mendohet të vijë nga vetë djalli. Dëshmitë më shokuese lidhen me gratë me të cilat vajza kishte folur, antare të Dëshmisë së Jehovait, të cilat donin të ruanin fshehtësinë.

Një prej tyre, e quajtur Xhejn, nga sa thuhet, është marrë në pyetje nga të moshuarit e kishës pasi ajo ishte përdhunuar, teksa punonte si agjente sigurimi.

Siç duket, të moshuarit thonin se ajo provokonte burrat nga mënyra se si vishej dhe se burrat ishin “thjesht njerëz”.

Në mënyrë që të falej dhe të mos mallkohej, ose të mos “distancohej nga shoqëria,” Xhejn u imponua të vishej në mënyrë fanatike, të linte punën e saj dhe më e keqja të mos ngrinte akuza ndaj sulmuesit të saj.

Një tjetër, e quajtur Dona, u bezdis nga një burrë në një mbledhje kur ajo ishte një vajzë e re, por nuk i tha askujt sepse e dinte se nuk do të bëhej gjë.

Pretendohet më pas se Dona është abuzuar fizikisht dhe emocionalisht përgjatë 14 viteve martesë dhe kur ajo shkonte në kishë për mbështetje, asaj i thonin se është faji i saj dhe se duhet të jetë një bashkëshorte më e mirë.

Së fundmi Dona siguroi divorcin nga bashkëshorti i saj, por tortura nuk mbaroi aty. Ajo u ‘distancua’ nga organizata, që do të thotë ajo nuk duhej të fliste me miqtë dhe antarët e familjes në kishë.

“Me e keqja ishte se fëmijëve të saj i mësuan të mos i flisnin më nënës së tyre, pasi ajo ishte djallëzore, ato u izoluan nga ish-bashkëshorti isaj dhe nuk dinë asgjë përveç kësaj feje. Ata kanë frikë se mos zhgënjejnë babain dhe zotin e tyre,” tha vajza.

“Feja po ndan një nënë shumë të dhënë pas fëmijëve të saj. Asgjë nuk mund të jetë më shkatërruese për një nënë.”

Kisha ka luftuar me pretendime të tjera për heshtjen e viktimave të abuzimit seksual, për të shmangur turpin e kishës, dhe ata në mënyrë rigoroze kanë mohuar gabimet.

Në vitin 2015, gjykata kaliforniane ka urdhëruar Watch Tower Society, kompaninë që menaxhon Dëshmitarët e Jehovait, të paguajnë 2.8 milion $ pasi nuk treguan për abuzimet e mëparshme të një antari të organizatës, gjë që çoi në abuzimin seksual të një nëntë vjeçareje.

Pasi mësoi se çfarë feja kishte fshehur nga antarët e saj, vajza e përmbylli fjalimin duke thënë se nuk donte ‘të ishte pjesë e saj”.

“Është një fe që predikon dashuri dhe pëlqim, por realiteti është se gjithçka është e kushtëzuar. Dashuria dhe pëlqimi është atëherë kur antarët praktikojnë gjithçka dhe nuk pyesin asnjëherë për asgjë,” tha ajo.

Kjo fe shkatërron jetë, shkatërron familje dhe këtë e bëjnë në mënyrë të shfrenuar… sepse ata janë shumë të zotë për t’i bërë njerëzit që largohen, të heshtin.”

Dëshmitarët e Jehovait nuk ishin të disponueshëm për komente./ Gazeta Impakt

Burimi: Independent.co.uk

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/nje-nxenese-shkolle-ish-deshmitare-e-jehovait-tregon-per-organizaten-si-nje-fe-qe-shkaterron-jete-njerezish/ […]

Comments are closed.