Në rrugën në të cilën gjendet stadiumi në Manhattan të New Yorkut në SHBA ku bokseri legjendar kishte zhvilluar meçin është ngjitur tabela që mban emrin e Muhammed Ali.

Kampioni legjendar dhe aktivisti musliman anti-racist i cili është një ndër amerikanët më të njohur në botë, Muhammed Ali vazhdon të nderohet në SHBA.

Në këndin ku bashkohet rruga 33 dhe 7 nga ana e stadiumit, ku gjendet Madison Square Garden e cila ishte pritëse e shumë përballjeve të rëndësishme të Muhammed Ali, u vendos tabela “Muhammad Ali Way”.

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio në deklaratën e tij në lidhje me vendosjen e tabelës tha se “Muhammed Ali, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga lufta e tij në ring dhe jashtë ringut”.