Rrikë (Cochlearia armoracia) është një bimë medicinale që ka qenë e njohur edhe për prindërit dhe gjyshërit tanë. Ajo u la përkohësisht në harresë dhe u zëvendësua nga ilaçe farmaceutike të shumta, por rika është kthyer sërish në treg si një ilaç i fuqishëm bimor.

Rrika është veçanërisht e fuqishme në trajtimin e sinusit dhe çliron rrugët e frymëmarrjes duke ndihmuar në luftimin e të ftohtit, gripit dhe kongjestionit të mushkërive.

Ajo është gjithashtu ilaç efektiv për luftimin e infeksionit të traktit urinar. Kur përdoret si një ilaç natyral, ajo vjen pa asnjë efekt anësor. Në të njëjtën kohë, rika na jep një kënaqësi të veçantë të kuzhinës.

Doza efektive ditore e rrikës është rreth 1 gram, përkatësisht më pak se një lugë e mesme

Nevojiten:

2 filxhanë me mjaltë,

1/2 e filxhanit me xhenxhefil të grimcuar,

1/2 e filxhanit me rrikë të grimcuar.

Përzijini të gjithë këta përbërës dhe lëreni të qëndrojë, nëse është e mundur, së paku disa javë.

Një lugë të mesme të kësaj përzierje konsumojeni kur keni dhembje fyti, kollitje, keni simptome të ftohjes dhe gripit, apo shtojeni një lugë të mesme në çajin prej sherbele

3 COMMENTS

Comments are closed.