Një tërmet prej 6,3 ballësh godet Papua Guinenë e Re

4
89

Një tërmet prej 6,3 ballësh ka goditur Papua Guinenë e Re, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Amerikane për Studime Gjeologjike (USGS) ka deklaruar se tërmeti ka ndodhur me epiqendër 32 kilometra në perëndim të qytetit Kandrian të Papua Guinesë së Re dhe në thellësi prej 31,1 kilometrash.

Njoftohet se si pasojë e tërmetit nuk ka pasur viktima ose dëme materiale.

Ndërkaq, ndihmësdrejtori i Qendrës për Paralajmërimin e Cunamëve në Paqësor, Stuart Weinstein, ka theksuar se në rajon nuk pritet cunami.

Ndryshe, më 17 dhjetor, Papua Guinea e Re, e cila gjendet në zonën e tërmeteve dhe vullkaneve që ndryshe njihet si “Hallka e Zjarrit të Paqësorit”, ishte goditur nga një tërmet prej 7,9 ballësh, në të cilin po ashtu nuk ishin shënuar viktima dhe dëme materiale.

Google search engine

4 COMMENTS