Shpesh është thënë që më mirë e njohim sipërfaqen e Hënës, sesa që i njohim detet dhe oqeanet e Tokës.

Studimi rreth USOve është një shembull tipik. Me vite të tëra janë raportuar fenomene të çuditshme nga njerëzit në dete, sidomos nga marinarët. Shumë nga këto raporte gjenden në dosjet sovjetike dhe ruse të USO-ve, të cilat vazhdojnë që të jenë sekrete, përkundër faktit që disa prej tyre tanimë janë bërë publike,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Në librin e tyre të ri, autorët Paul Stonehill dhe Philip Mantle zbulojnë rrëfimet rreth takimeve të çuditshme të marinarëve sovjetikë dhe rusë me këto objekte të pashpjegueshme. Dy ekspertët në fjalë thonë se shumë nga këto rrëfime kurrë nuk janë publikuar më parë jashtë Rusisë. Ajo që dimë rreth thellësive të deteve dhe oqeaneve është shumë e kufizuar.

“Notuesit”

Njëri ndër takimet më të çuditshme nënujore njihet me emrin “Notuesit”. Në verën e vitit 1982 Mark Shteynberg, bashkë me rreshterin Gennady Zverev, bënë ushtrime periodike të zhytësve nga Turkmenia dhe regjionet aziatike qendrore. Disa nga këto stërvitje u zhvilluan edhe në liqenin Issyk Kul në Kirgizi. Krejt papritmas, ata vizitohen nga një zyrtar tepër i rëndësishëm, gjeneral majori V. Demyanenko. Ai i njoftoi zyrtarët lokalë për një ngjarje tepër të rëndësishme, e cila kishte ndodhur gjatë ushtrimeve të ngjashme në regjionet e Trans-Baikalit dhe të Siberisë perëndimore. Aty stërvitësit ushtarakë kishin takuar notues misteriozë të nëndetit, të ngjashëm me njerëzit, përpos që ata ishin tepër të mëdhenj, gati tri metra. Përkundër faktit se bënte të ftohtë i madh, ata ishin të veshur hollë dhe nuk kishin pajisje të zhytjes, përpos helmetave si sfera. Ushtarët sovjetikë kishin tentuar që ta kapnin një notues të tillë, por një forcë e padukshme i kishte nxjerrë ata në sipërfaqe të ujit.

Deti i djallit

Kapiteni i klasit të parë, tani në pension, Yuri Vinogradov, i cili ka shërbyer në marinën sovjetike nga viti 1975 deri në vitin 2000, po ashtu e ka një rrëfim për ta treguar. Vinogradov ishte ekspert kulmor në fushën e tij. Ai ishte përfshirë në shumë kërkime nënujore dhe në operacione të shpëtimit. Ai ishte veteran i njësiteve të rrezikshmërisë së lartë. Ai ka qenë edhe në Detin e djallit, të njohur edhe me emrin Trekëndëshi i dragoit, që gjendet midis Japonisë, ishullit Guam dhe pjesës veriore të Filipineve. Gjatë viteve 1980, Vinogradov kishte marrë pjesë në operacionet kërkimore dhe shpëtuese që përfshinin flotën sovjetike në Paqësor. Ai dhe oficerë të tjerë në dy raste kishin parë në ekranin e radarëve një USO që lëvizte me shpejtësi të madhe, duke u zhdukur në thellësi, për të mos u parë kurrë më. Sipas tyre, alienët janë në gjendje dhe janë duke planifikuar që të na sulmojnë nga nëndeti. Më kot ne i kemi drejtuar sytë kah qielli.

5 COMMENTS

Comments are closed.