Komisariati i policisë së Shkodrës ka pasur sot një vizitor të rrallë. Një qytetar ka dërguar atje një shpend të plagosur nga fshati Kosmaç.

Ai është një shpend grabitqar një lloj skifteri. Policia njoftoi Inspektoratin e Mjedisit për shpendin, ndërsa thekson në deklaratë se ëshë siguruar strehim dhe përkujdesje për shëendin.

Pozitiv është fakti që qytetarët po ndërgjegjësohen për mbrojtjen e faunës së egër, ndërsa në mbi 20 vite shpendët janë vrarë masivisht.

Njoftimi:

Më datë 27.01.2017, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, së bashku me një qytetar të zonës së Kosmaçit, sollën pranë ambienteve të Policisë, një shpend të plagosur, i gjetur nga qytetari.

Menjëherë nga ana jonë u njoftua Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve në Qarkun Shkodër, të cilët ofruan gatishmërinë, për strehim dhe përkujdesje të shpendit në fjalë.

U kryhen procedurat përkatëse dhe u plotësua proçes-verbali për rastin konkret.

Shpendi në polici

5 COMMENTS

Comments are closed.