Kohët e fundit, disa njerëz kanë pretenduar se kanë një lidhje personale me Illuminati, zakonisht të vetë-përshkruar si të larguar nga organizata dhe tashmë në rolin e informatorëve. Pjesa më e madhe e tyre janë dukshëm mashtrues, që injorohen edhe nga teoricienët më të ndikueshëm të komploteve. Por Xhon Tod merret ende seriozisht nga shumica e komunitetit të konspiracionistëve, pavarësisht nga rrethanat e dyshimta të jetës së tij.

Në vitin 1973, Tod tronditi qarqet ungjillore me një tregim të çuditshëm e të detajuar mbi jetën e tij të hershme si një magjistar i lindur në një familje satanike Iluminati, dhe konvertimin më pas në krishtërim. Faktet e jetës së tij të hershme janë të vështira për të verifikuar, edhe pse konsensusi i përgjithshëm është se ai thjesht i shpiku pretendimet e tij të çuditshme mbi rininë e tij.

Ndoshta historia më e paharrueshme e Tod, kishte të bënte me shërbimin si magjistar personal ndaj një Xhon Kenedi tërësisht të shëndetshëm pas atëntatit të Dallasit, edhe pse asokohe motra e tij shkaktoi një valë sinjalizimesh nga UFO-t, teksa thërriti më pas dëmonët. Edhe pse pretendimet e tij u morën seriozisht nga individë si Xhek Çik (Tod ishte një burim kryesor për pamfletet e shumëqarkulluara të këtij të fundit), bashkësia e krishterë ishte kryesisht indiferente.

Në vitin 1979 revista “Krishterimi Sot” botoi një kundërshti të ashpër të punës së Tod. Dëshmitë e përdorur kundër tij përfshinin dokumentet e gjyqit ushtarak, të cilat kundërshtonin dshminë e tij se qe mbrojtur nga Iluminati, pasi ai vrau oficerin e tij komandues.

Por ndoshta faktet më domethënëse për të vlerësuar karakterin e Todd, janë dënimet e tij penale për krime seksuale. Akuzat për akte të tilla filluan të qarkullojnë që në vitin 1973. Një vit më pas, Tod pati një përvojë të shkurtër në Uika, ku u përjashtua nga komuniteti pasi pati marrëdhënie seksuale me vajza të mitura si pjesë e ritualit të fillimit të ceremonive, ndërsa në fund u dënua për abuzim seksual me të miturit. Në vitin 1988, Tod u dënua sërish, këtë herë për përdhunimin e një gjimnazisti, ndërsa u akuzua edhe për ngacmimin e dy fëmijëve. Ai u lirua nga burgu në vitin 2004, dhe vdiq në një spital për të sëmurët mendorë 3 vjet më vonë.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/njerezit-qe-formesuan-teorine-konspirative-mbi-iluminatin-xhon-tod/ […]

Comments are closed.