Në janar, një studim i botuar prej Global Challenges zbuloi se njerëzit mund të “vaksinohen” për faktet alternative. Studiuesit zbuluan se doza të vogla keqinformimi mund të nxisin në njohjen e lajmeve të rreme më vonë. Ata e testuan këtë teori tek një prej fushatave më të mëdha të keqinformimit: ngrohjen globale. Autori i studimit, Dan Kahan, vëren se ndërkohë që ka 97 përqind konsensus mes shkencëtarëve se njerëzit janë përgjegjës për rritjen e temperaturave globale, kjo statistikë është “pa vlerë”, për shkak të fushatave të keqinformimit dhe lajmeve të rreme.

Studiuesit zbuluan se vaksinimi eleminon nga gjysma deri në dy të tretat e ndikimit të keqinformimit. Një nga aspektet më interesante të këtyre zbulimeve është se “askujt nuk i pëlqen që të mashtruarohet” – as edhe grupet e prirur për të kundërshtuar ndryshimin e klimës, si një teori komploti.

9 COMMENTS