Terapitë me antibiotik janë trajtimi që përdoret për kurimin e infeksioneve. Por ato mund të çojnë në alergji ushqimore apo çrregullime të ndryshme të zorrëve.

Prandaj, për të shmangur efektet e tyre negative, mund të provoni disa nga antibiotikët e ofruara nga natyra, të cilat në mënyrë efikase trajtojnë këto probleme dhe nuk i shkaktojnë dëme të tjera trupit.

Uthull molle: përmban acid malik i cili lufton viruset dhe bakteret. Ajo shkatërron mikrobet që irritojnë fytin dhe thith toksina dhe mikrobet nga indet përreth.

Hudhër: Kjo perime e fuqishme është një antibiotik i shkëlqyer, por nuk ndikon në shkatërrimin e baktereve të shëndetshme. Ajo ka veti antifungale, antivirale dhe vepron si anti-parazitare.

Përdorimi i saj i rregullt, madje edhe në sasi të vogla, në mënyrë efektive trajton çështje të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë infeksionet kronike sinus, diarre kronike, herpesin gjenital, tensionin e lartë të gjakut, diabetin, impotencën, nivelet e larta të kolesterolit, alergjinë, dhimbjet e dhëmbit, të ftohtin, gripin, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.

Xhenxhefilli: Është përdorur tradicionalisht si një ilaç i fuqishëm kundër gripit dhe ftohjeve. Konsumi i saj ngre temperaturën e trupit dhe çon në djersitje. Kur djersijmë, trupi ynë lëshon një kimikat i cili shkatërron mikrobet.

Qepet: Kanë veti të ngjashme si hudhra, dhe konsumi i tyre zbut dhimbjen, nxit qarkullimin dhe ul inflamacionin.

3 COMMENTS

Comments are closed.