BOTA Intervista OPINION/ANALIZË

Noam Chomsky: Trump, një showman injorant

Në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera, akademiku dhe intelektuali i njohur amerikan Noam Chomsky ka folur para pak ditësh për epokën e re, ku hyn bota pas fitores së Donald Trump dhe se çfarë mendon ai për Presidentin e ri amerikan.

“Pa dyshim që Trump është jashtë orbitës. Kurrë nuk ka pasur një si ai”, thotë Chomsky, një autor i vlerësuar me çmime, i cili është dëshmitar i 16 Presidentëve, gjatë jetës së tij.

“Trump nuk ka asnjë njohuri për çështjet politike. Asnjëherë nuk ka pasur një detyrë shtetërore, apo të ketë qenë i interesuar për diçka të tillë. Ai nuk pasur kurrë një pozicion politik”, thotë Chomsky.

“Në thelb ai është thjesht një showman.”

Chomsky, i cili prej dekadash ka kritikuar presidentët e SHBA, e quan Trump një injorant, një megaloman dhe e keqja më e madhe.

“A mund të votosh për të keqen më të madhe, nëse ndodh që nuk të pëlqen kandidati tjetër? Përgjigja është po”, thotë Chomsky. Ndaj, sipas tij, amerikanët ia dhanë votën kandidatëve të palës së tretë apo thjesht qëndruan në shtëpi, ditën e zgjedhjeve.

“Nëse keni ndonjë arsyetim moral, normalisht do donit ta mbanit larg të keqen e madhe. Mua nuk më pëlqen aspak Klinton, por pozicionet e saj ishin shumë më të mira se ato të Trump për çdo çështje.” – përfundon Chomsky.