Zgjedhja e Donald Trumpit si kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë do të nxisë ngrohjen globale dhe do të çojë shoqërinë njerëzore drejt shkatërrimit. Kështu është shprehur filozofi dhe gjuhëtari amerikan, Noam Chomsky, i cili e përshkruan Partinë Republikane në SHBA si një nga organizatat më e rrezikshme në historinë botërore.

Chomsky deklaroi se “Trumpizmi” luajti aq bukur me zemërimin dhe inatin e të bardhëve sa edhe shefi i propagandës Naziste, Joseph Goebbles, do ta kishte zili. Duke parë kandidatët dhe stafin e ngushtë të Trump, pjesa më e madhe e të cilëve janë industrialistë, veçanërisht ata të përpunimit të naftës, mund të them se politikat që ai pritet të marrë do të ndikojnë në ngrohjen globale.

Qëndrimi i Chomsky-t pason atë të shkencëtarëve amerikanë për ndryshimet klimatike të cilët kanë thënë se zgjedhja e Trump do të ishte një “katastrofë planetare”.