Mendimtari dhe teoricieni i famshëm amerikan deklaroi se nëse Donald Trump zbaton premtimin e tij për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, ky do të ishte hapi i parë drejt izolimit të Amerikës në botë.

Noam Chomsky tha se me zgjedhjen e Trump, që tani bota përballet me një kërcënim të rrezikshëm për ekzistencën e racës njerëzore. Përsa i përket izolimit të SHBA në botë, ky mendimtar dhe analist politik amerikan tha se hapi i parë i izolimit të Amerikës në botë do të jetë kur Trump të anulojë marrëveshjen bërthamore me Iranin. “Vendet europiane të grupit G 5+1 si dhe Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe do të injorojnë sanksionet e SHBA dhe kjo nënkupton se Uashingtoni do të izolohet edhe nga aleatët më të afërt europianë”-deklaroi Noam Chomsky. Në vazhdim ai shtoi:” Amerika është e izoluar edhe në rajonin e Organizatës së bashkëpunimit të Shanghait. Kjo organizatë përfshin Rusinë, Kinën, Indinë dhe Pakistanin dhe së shpejti aty do të anëtarësohet edhe Irani, ndërsa Turqia ka shprehur prirje për tu anëtarësuar në këtë organizatë. Kjo ndodh në një kohë kur kërkesa e Amerikës për tu bërë anëtar vëzhgues i kësaj organizate është hedhur poshtë dhe një nga angazhimet kryesore në këtë organizatë është që asnjë bazë ushtarake amerikane të mos ekzistojë në këtë rajon. Ndërkohë, kjo organizatë nëpërmjet projektit madhor të Kinës të quajtur “Rruga e re e mëndafshit” po zgjerohet me shpejtësi drejt perëndimit.”

5 COMMENTS

Comments are closed.