Një grup nobelistësh kritikuan Aung San Suu Kyi, liderin de fakto të Mianmarit, për shtypjen e përgjakshme ushtarake ndaj minoritetit mysliman Rohingya.

Përmes një letre të hapur për Këshillin e Sigurimit të OKB, 23 aktivistë, mes të cilëve arqipeshkvi Desmond Tutu dhe Malala Yosufzai, paralajmërojnë për tragjedinë e këtyre njerëzve që është spastrim etnik dhe krim kundër njerëzimit.

Në letër shkruhet se ofensiva ushtarake i ka kushtuar jetën qindra njerëzve, ndërsa raportohen përdhunime, djegie shtëpish dhe arrestime arbitrare. Apeli i nobelistëve për nobelisten Aung San Syu Kyi vjen ndërsa Bangladeshi raportoi se mbi 50 mijë myslimanë Rohingya kanë kaluar kufirin.

Sipas letrës, qeveria e Minamarit nuk lejon as hyrjen e reporterëve dhe ndihmat humanitare në zonat ku po kryen masakrat.

“Disa ekspertë ndërkombëtarë paralajmërojnë potencialin për gjenocid, pasi janë shfaqur shenjat e tragjedive të shkuara si në Ruanda, Darfur, Bosnje dhe Kosovë”, shkruhet në letër.

Qeveria kryesisht budiste e Minamarit thotë se po reagon ndaj sulmeve të militantëve Rohingya që i kushtuan jetën 9 policëve në tetor, por është e qartë se po e shfrytëzon rastin për të spastruar këtë pakicë etnike.

Firmëtarët e letrës thonë se janë të tronditur që pavarësisht apeleve të shumta, nobelistja Aung San Suu Kyi nuk ka marrë asnjë iniciativë për të rezervuar një trajtim të denjë për pakicën Rohingya.

Sipas tyre, si ministre e Jashtme e Minamarit dhe fituese e Çmimit “Nobel për Paqen”, por mbi të gjitha lidere de fakto e vendit, ajo nuk mund të rrijë e heshtur para krimeve të tilla, sigurisht nëse nuk i mbështet ato.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/nobelistja-aung-san-suu-kyi-njolle-te-erret-reputacioni-hesht-per-krimet-ndaj-muslimaneve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/nobelistja-aung-san-suu-kyi-njolle-te-erret-reputacioni-hesht-per-krimet-ndaj-muslimaneve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/nobelistja-aung-san-suu-kyi-njolle-te-erret-reputacioni-hesht-per-krimet-ndaj-muslimaneve/ […]

Comments are closed.