Një mësuese muslimane e cila nuk ishte punësuar nga një shkollë në Berlin vetëm sepse mbante shami, do të marrë 8.680€ në kompensim për diskriminim, vendim ky i një gjykate gjermane.

Gjykata e punës në shtetin federal të Berlin-Brandenburgut përfundoi të enjten se mbajtja e shamisë nuk do të kishte paraqitur ndonjë kërcënim për shkollën apo disiplinën e saj.

Sipas gjyqtarit Renate Schaude, fakti se gjatë intervistës së saj të punës aplikantja u pyet nëse ajo donte t’u mësonte fëmijëve të visheshin me shami, ishte një tregues diskriminimi.

Sipas të ashtuquajturit ”ligji i neutralitetit” të Berlinit, policë, mësuesë dhe punonjës të gjyqësorit në detyrë nuk duhet të veshin veshje fetare. Megjithatë, gjykatësi Schaude i është referuar një vendimi të vitit 2015 nga Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë, e cila ka deklaruar se ndalimi i shamisë së kokës në shtetin perëndimor Rhine-Westphalia shkel lirinë fetare.

Dirk Behrendt i partisë së Gjelbër mirëpriti verdiktin.

“Kjo është një ditë e mirë për anti-diskriminimin në Berlin,” tha ai. “Vendimi është fillimi i fundit të ligjit të Neutralitetit.”

Autoritetet arsimore të qytetit mund të apelojnë vendimin e fundit.

Në mars 2015, Gjykata e lartë e Gjermanisë hoqi ndalimin mbi mësueset muslimane për mbajtjen e shamisë, aq kohë sa ajo nuk do të krijonte “përçarje” në shkollë. Gjyqtarët thanë se ndalimi mund të justifikohet vetëm nëse mbajtja e shamisë islame shkaktonte një “rrezik mjaft konkret” dhe përçarje për shkollën, apo për “neutralitetin e shtetit”, njoftoi AFP. / Gazeta Impakt

Burimi: RT