Një zbritje e çmimit të Nutella-s ka sjellë skena dhune në një zinxhir supermarktesh franceze, pasi blerësit po përpiqeshin të përfitonin.
Supermarketet Intermarche ofruan një ulje prej 70% të çokollatës së shkrirë Nutella duke e çuar çmimin nga 4.50 euro në 1.40 euro.
Mirëpo u bë detyryeshme të thirrjes Policia, pasi njerëzit filluan të shtynin dhe përlesheshin me njeri-tjetrin.
“Aja janë si kafshë. Një gruaje iu shkulën flokët, një zonjë plakë u godit me kuti në kokë, një tjetri ia gjakosën dorën,” tha për median franceze, një klient.
Një punonjës i dyqanit Intermarche në Francën qendrore tha për gazetën rajonale Le Progres: “ne po përpiqeshim të hynim me klientëve, por ana na shtynin”.
Skena të ngjashme janë raportuar në të gjithë Francën dhe disa janë përshkruar si “trazira”.
Rreth 365 milionë kg Nutella konsumohen çdo vit në 160 vende rreth botës.
Ajo u u krijua nga familja Ferrero në 1940-ën në rajonin Piedmont në Itali, që është i famshëm për lajthitë e tij.
Firma tha se i vjen keq për dhunën e së enjtes, por vërejti se zbritja ishte vendosur në mënyrë të njëanshme prej Intermache. /SYRI.net

© SYRI.net