Edhe pse Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, fitoi çmimin Nobel për Paqen më 2009-ën, ai ka ndërmarrë fushata të ashpra bombardimesh kundër 7 shteteve. Gjatë shtatë viteve të para të presidencës së Barak Obamas, SHBA-ja ka bombarduar shtatë vende duke mbështetur veprime të tjera ushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ja një vështrim në këto shtatë vende dhe efektet e bombardimeve:

Afganistan – Pavarësisht shpalljes se “fundit” të Luftës me Afganistanin, prania e konsiderueshme e forcave ushtarake amerikane në Afganistan mbetet e madhe, sidomos ajo e avionëve ushtarake.

Irak- Administrata Obama ka kryer mbi 5000 sulme ajrore në Irak dhe Siri vetëm vitin e kaluar. Por pavarësisht përfshirjes ushtarake të vazhdueshme të SHBA-së, terrorizmi vazhdon të ketë një prani vdekjeprurës në qytetet e Irakut.

Libi – Ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe aleatët e saj kryenin shumë prej sulmeve ajrore gjatë luftës civile në Libi, SHBA ofroi mbështetje të drejtpërdrejtë, deri në përmbysjen gjeneralit Moamer Gadafit në vitin 2011. Tani ISIS-i është gjithashtu duke fituar dhe vendi është përshkruar si një shtet i dështuar.

Pakistan – Bombardimet janë gjithashtu të shpeshta në Pakistan, ku Byroja e Gazetarisë Hulumtuese vlerësoi se vetëm 4 për qind e viktimave mund të identifikohen si anëtarë të al-Kaidës. Edhe pse bombardimet filluan nën presidencën e George Ë. Bush, frekuenca e tyre është rritur në mënyrë dramatike pas ardhjes së Obamas,

Somali – Mbi 100 trupa amerikanë janë stacionuar në Somali që nga viti 2007, raportoi “Reuters” vitin e kaluar. Në shtator, SHBA-ja kreu përsëri sulme ajrore atje, me sa duket duke vrarë Ahmed Abdi Godane, udhëheqësin e grupit ekstremist Al-Shabaab.

Siri – SHBA-ja ka rinovuar fushatën e bombardimeve kundër ISIS-it në Siri në fillim të këtij muaji, aeroplanët e luftës duket se nisen nga baza ushtarake në Turqi.

Jemen – Sulmet ajrore të Jemenit filluan nën drejtimin e George W. Bush, për të vazhduar me administratën e re te Obamas, raportoi RT vitin e kaluar. /Mirror Spectrum/

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/obama-behet-fituesi-pare-cmimit-nobel-per-paqen-qe-bombardoi-7-shtete/ […]

Comments are closed.