Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pohoi se qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj Libisë ka qenë i padrejtë dhe i gabuar.

Barak Obama, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , në një intervistë të zhvilluar sot me kanalin PBS, tha se gabimi më i madh i qeverisë së tij ishte ndërhyrja ushtarake kundër Libisë pa pasur një plan për Libinë e periudhës pas Gadafit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se Uashingtoni shpresoi më shumë se ç’duhej në aftësitë e aleatëve të tij europianë për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në Libi pas rrëzimit të diktatorit libian. Presidenti amerikan kritikoi Anglinë dhe vende të tjera europiane për krizën aktuale në Libi.

1 COMMENT

Comments are closed.