Presidenti amerikan, Barack Obama pritet të bëjë disa deklarata të rëndësishme sa i përket aktivitetit jashtëtokësor dhe UFO-ve.

Këto deklarata pritet t’i bëjë përpara largimit nga detyra.

Presidenti amerikan është nën presion për të folur për këtë çështje. Ai ndodhet përballë deklaratës së kandidates demokrate, Hillary Clinton e cila ka premtuar se do të flasë për këtë dosje të mbyllur kur të zgjidhet presidente.

Stephen Bassett, drejtor ekzekutiv i Grupit për Studimin e Paradigmave beson se do jetë një njoftim shumë i rëndësishëm.

Ai thotë se menjëherë pas presidentit amerikan, do të flasë edhe kryeministri britanik, David Cameron.

69-vjeçari që ka 20 vite që lobon pranë Shtëpisë së Bardhë për të publikuar detaje për këtë çështje, thotë se është i lumtur, pasi bota është shumë pranë zbulimit të së vërtetës.

“Kjo do bëhet realitet këtë vit dhe do jetë në faqet e para të gazetave në mbarë botën. Alienët ekzistojnë. Ky do jetë lajmi më i rëndësishëm që do të jepet në botë”, thotë ai.

“Nuk e di kush do i fitojë zgjedhjet, por mendoj se do jetë Obama që do të bëjë këtë lajmërim. Ai që do të shpall këtë të vërtetë, do të fitojë çmimin Nobel”, ka përfunduar ai.

5 COMMENTS

Comments are closed.