Megjithëse kanë kaluar pothuajse 8 vite nga mandati i tij presidencial, presidenti i SHBA edhe një herë deklaroi se do të mbyllë burgun famëkeq në Guantanamo.

Në një konferencë rajonale në Laos, Barak Obama deklaroi se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga mbyllja e Guantanamos, sepse sipas tij, ky burg është kthyer në një qendër rekrutimi të terroristëve. Ndërkohë, kandidati republikan për president në zgjedhjet e Nëntorit 2016, ka deklaruar se nëse fiton në zgjedhje, do t’a mbushë Guantanamon me ata që ai i quajti ”njerëz të poshtër”.

3 COMMENTS

Comments are closed.