Kryetari i partisë majtiste liberale “Mirets” në Izrael ka njoftuar për praninë e oficerëve amerikanë dhe izraelitë në bazën ajrore në Tabuk të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Zahav Galon, Kryetari i partisë majtiste liberale “Mirets” në Izrael, deklaroi se mbi 122 oficerë të ushtrisë sioniste dhe amerikanë ndodhen në bazën ajrore “Mbreti Fajsal” në Tebug të Arabisë Saudite. Zahav Galon gjithashtu shtoi se Arabia Saudite ka nënshkruar një marrëveshje me Amerikën për vendosjen e sistemeve të sofistikuara të raketave ajrore dhe sistemeve të sofistikuara të radarit në bazën ajrore “Mbreti Fejsal” në rajonin Tebug me qëllim që të mbështetet agresioni i koalicionit saudit kundër Jemenit. Vlen të theksohet se regjimi Al Saud që nga marsi i vitit 2015, me mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve arabe, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer në pushtet Mansur Hadin.