Pohimet se “SHBA-të po ndihmojnë organizatën terroriste” PKK/PYD” janë shfaqur disa herë përmes ndihmave me armë që u janë siguruar terroristëve e disa herë përmes emblemave në uniformat e ushtarëve amerikanë. Deklaratat e autoriteteve amerikane në lidhje me ndihmat se “YPG luan rol të rëndësishëm në luftën kundër DEASH-it”, nuk e kanë ndryshuar të vërtetën se krahu i armatosur i organizatës terroriste PYD, YPG, përbëhet nga terroristë të dirigjuar nga PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbështetja e SHBA-ve ndaj organizatës terroriste PYD dhe krahut të saj ushtarak të YPG është shfaqur në disa vende. Kjo gjendje kohë pas kohe ka shkaktuar shqetësime midis Turqisë dhe SHBA-ve.

Mbështetja e hapur e administratës Obama ndaj PYD-së doli në pah pas rrethimit të qytetit në kufirin e Turqisë Ayn El Arab (Kobani) nga organizata terroriste DEASH në vitin 2014.

Përderisa elementetet e YPG-së në rajon mbështeteshin nga ajri, u tha se arsyeja e kësaj mbështetjeje ishte të ndihmohet lufta kundër DEASH-it dhe të parandalohet rënia e Ayn Al Arabit. Në periudhën në fjalë, doli në dritë se YPG-së iu dërguan tonelata armatim dhe municione.

Nga ana tjetër, autoritetet amerikane konfirmuan se njëra nga pakot me armë dhe pajisje mjekësora të lëshuara nga ajri kishin kaluar në duart e organizatës terroriste DEASH. Po ashtu në periudhën e njëjtë, pala amerikane deklaroi se është zhvilluar takim i drejtpërdrejtë me PYD-në pa ndërmjetësues.

Debati rreth emblemës

Mbështetja amerikane ndaj PYD/YPG-së nuk ngeli e kufizuar vetëm në pastrimin e Ayn El Arabit nga DEASH-i. Një nga dëshmitë më kryesore të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe PYD-së u shfaq në operacionin kundër organizatës terroriste DEASH në Rakka. Në operacionin e filluar për rimarrjen e Rakkas nga DEASH-i, doli në dritë se merrnin pjesë disa ushtarë amerikanë me uniforma me emblema të YPG-së.

Prania e PYD/YPG-së në Munbixh

Njëri nga synimet e operacionit “Mburoja e Eufratit” që u nis nga Turqia më 24 gusht është tërheqja e elementeve të PKK/PYD-së në lindje të Eufratit, ndërkohë që kjo gjendje ka sjellë sjell në rend dite praninë e PYD-së në Munbixh.

Çështja në fjalë është diskutuar disa herë në mbledhjet mes zyrtarëve turq dhe amerikanë. Në këtë proces u tha se “Autoritetet amerikane kanë premtuar se elementet e PYD-së do të tërhiqen nga rajoni në fjalë”.

Flamujt amerikanë në ndërtesat e terroristëve

Me operacionin “Mburoja e Eufratit”, elementet e krahut të PKK-së në Siri, YGP-së, janë detyruar të tërhiqen në lindje të Eufratit.

Gjatë kësaj periudhe, në Tel Abyad të Rakkas, organizata terroriste PKK/PYD ka vendosur flamurin amerikan në disa ndërtesa ku gjendeshin shumë anëtarë të saj.

Eksperti i sigurisë Ağar

Abdullah Ağar, ekspert i sigurisë, në deklaratën për AA në lidhje me këtë çështje, theksoi se PKK/PYD në rajon po u shërben qëllimeve dhe interesave të SHBA-ve dhe shteteve perëndimore.

Ai theksoi se po bëhen përpjekje që organizatat terroriste të përdoren si elemente themelore në dizajnin që po dëshirohet për Lindjen e Mesme, duke shtuar se në plan të parë në veçanti janë PKK/PYD.

Duke vënë në pah se në zhvillimet e fundit organizata terroriste DEASH ka filluar të përdoret vetëm si një maskë, Ağar tha: “Në veçanti në Sirinë e veriut dhe disa pjesë të Irakut. Në Sinxhar ka filluar të shfaqet një përpjekje themelore për krijimin e një shteti të vogël terrorist. SHBA-të dhe bota perëndimore i kanë përkrahur këto organizata, i kanë mbrojur, i kanë financuar dhe i kanë trajnuar”.

Sipas Ağar, SHBA-të dhe bota perëndimore këto zhvillime i kanë justifikuar sipas tyre. “Ata nuk thonë se i kanë dhënë armë YPG-së. Në vend të kësaj, ata thonë se i japin armë Forcave Demokratike Siriane. Kjo është tërësisht dinakëri. Në fund të fundit, themelin e strukturës së quajtur Forcat Demokratike Siriane, 80 përqindëshin e tyre, e përbëjnë terroristë të dirigjuar nga PKK”, u shpreh Ağar.

Ağar më tej potencoi se bota perëndimore përpiqet ta lustrojë PKK-në, duke shtuar se organizatës terroriste i janë ofruar ndihma të mëdha në armë dhe municione.

“Aktualisht, PKK posedon artileri të rëndë, tanke, raketat antiajrore, mjete të mekanizuara dhe municione të sofistikuara”, tha Ağar, i cili shtoi se disa nga këto armë janë me origjinë nga SHBA-të.

Ağar po ashtu nënvizoi se në efektshmërinë e SHBA-ve në rajon tani e tutje ndikim do të kenë edhe politikat që do t’i ndjekë presidenti i zgjedhur Donald Trump.

2 COMMENTS

Comments are closed.