Home / OPINION/ANALIZË / Orthodoksia Shqiptare dhe shkrimi i Fahri  Xharrës

Orthodoksia Shqiptare dhe shkrimi i Fahri  Xharrës

Fahri Xharra nuk duhet të ngatërrojë rolin negativ të kishës serbo-greke në të kaluarën kundër gjuhës shqipe , në vrasjen e klerikëve patriotë shqiptarë orthodoksë dhe në konvertimin e shqiptareve orthodoksë në sllavë e grekë si p sh. ne shkije ne malazes e ne maqedonas- me kohët e sotme, kur kohët kanë ndryshuar tërësisht dhe ka bashkëpunim ndërballkanik për të integruar popujt e Ballkanit në BE.

Urrejtja dhe paragjykimet që kanë kosovarët ndaj orthodoksisë serbe, z.Fahri nuk duhet ta shtrije apo te beje aluzion per orthodoksët shqiptare. Këtë po e sqaroj më poshtë.

KOASH është një institucion  i orthodoksisë shqiptare.

Orthodoksia shqiptare ka qënë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar , në zgjimin e identitetit kombëtar në bërjen e hymnit kombëtar në bërjen e këngëve patriotike dhe zhvillimin e shtetit shqiptar pas pavaresisë.

Problemi më madh i KOASH është vështirësia për tu shkëputur nga ndikimi religjioz grek -ndikim i cili bashkohet edhe me politiken greke sigurisht, pa dëshirën e KOASH, duke krijuar konfuzion tek pjesa tjetër e popullsisë jo orthodokse. Kështu orthodoksët shqiptare quhen me pa të drejtë grekër.

Këtë paragjykim e kanë kosovarët të cilët nuk e njohin problemin  por edhe se kane urrejtje ndaj orthodoksisë duke bërë lidhje të shkurtër me atë greke.

Për të dalë nga kjo gjendje do kohë.

Prania e Kryepeshkopit Anastas megjithe vlerat e tij fetare të dobishme dhe me gjithë kontributin e tij në ringjalljen e Orthodoksisë -nuk ka shpëtuar nga goditjet,  duke e identifikuar atë me politikën greke – gjë që nuk është e vertetë. Kryepeshkopi merret vetëm me fene.

Por egziston ana tjeter e Medaljes. Që KOASH të jetë më shumë atdhetare ashtu si jane kishat simotra greke serbe ruse etj , duhet që në kalendarin e saj orthodoks shënjtorët dhe martirët e vet.  Këtë gjë KOASH nuk e ka bërë gjate formimit të saj kur u zgjodh Kryepeshkop Fan Noli me 1922 dhe as pasi u miratua nga Konstandinopoja si Autonome nepermjet TOMOS-it te Famshem më 1937. KOASH mbeti inaktive dhe tërësisht nën ndikimin grek pavaresisht se ne Kishat Orthodokse të Shqipërisë flitet tashmë shqip.

Sot janë krijuar kushtet që KOASH  të propozojë Martiret

Dhe Shenjtorët shqiptarë në kalendarin e saj.

Vetëm gjatë shekullit të kaluar, Kisha greke dhe Qipros kanë futur në kalendarin orthodoks gjatë shek XX, me të cilin punon edhe KOASH ynë, 4 shënjtorë greko-bizantinë,  midis të cilëve dhe Shën Kozmain.

Kishat orthodokse sllave dhe rumune , kane mbushur kalendaret orthodokse te tyre gjate shek XX por edhe me pare me shënjtore e martirë sllavë .

Vetë

m KOASH ynë nuk ka ndërmarrë hapin e dyte pas Autoqefalisë, atë të propozimit për shënjtërim të shënjtorëve dhe martireve shqiptarë. Ata e justifikojnë këtë mangësi me thënien se  në kalendarin orthodoks të KOASH ka plot shqiptarë por, edhe kjo nuk është e saktë sepse nuk specifikohet vëndi p.sh:  Arberi , ose Epir.

Megjithe propozimin e LIOSH dhe timin personal me shkrim dhe të protokolluar për të propozuar për Shenjtor orthodoks shqiptar -Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe martirë, si Shen Vlashin e Durresit por në një kohë më të vonë edhe Fan Nolin, At Stath Melanin, Papa Kristo Negovanin-KOASH jo vetëm që nuk e ka vënë ujin në zjarr, por më ka sulmuar  nëpërmjet disa personave si tradhtar, anti grek,  ose në debate,  kane nxjerre pretekstin se këta qe kemi propozuar nuk plotësokan kushtet për tu bërë shenjtorë e martire e për pasojë nuk mund te futen në kalendarin orthodoks.

Ky problem ngelet sot pee tu zgjidhur, sepse kriteret për u bërë shënjtorë apo martirë qënkan vetëm per shqiptarët. Harrojne se shtetet fqinjë kanë patur kritere kryesore: vepren e personit, jeten e tij kushtuar Zotit dhe deshirën e Komunitetit. Ligjet i bëjnë njerëzit. Mendoj se asnjë martir dhe shënjtor nuk ka bërë për kristianizmin më  shumë se Gjergj Kastrioti. Le te ngrejë KOASH si shënjë të vullnetit të mirë nje Komision për këtè qëllim.

Është për të ardhur keq që pranë Kryepeshkopit paska ose keshilltarë të pa aftë, ose disa persona pseudo-minoritarë vazhdojnë të nën vlerësojnë bashkëpunimin fetarë brenda komunitetit orthodoks. Mesa duket janë këta individë, ndoshta edhe të influencuar nga qarqe anti shqiptare të veprojnë kështu duke ngaterruar fenë me politikën.

Pasoja? Komuniteti orthodoks mbetet i përcarë,  indiferent dhe një pjesë nuk vjen në kishë.

Ne Intelektualët orthodoksë do përpiqemi te realizojmë kërkesat tona duke arritur këto objektiva:

-shenjtërimin e Gjergj Kastriotit dhe të tjerëve që e meritojnë

-afrimin e të larguarve nga KOASH

-bashkëpunimin me katoliket dhe myslimanet intelektualë, të cilët ashtu si ne janë bërthama e inteligjencës së Shqipërisë ndoshta dhe më shumë intelektualë të ndershëm ateiste.

-krijimin e një muzeumi të Intelektualëve orthodoksë klerikë apo jo, që kontribuan në lirinë e Shqipërisë dhe në zhvillimin e saj.

-së fundmi krijimin e një informacioni të besueshëm për vëllezerit kosovarë dhe të Maqedonisë se orthodoksia shqiptare nuk është greke dhe ne nuk jemi grekë por dëshërojme fqinjësi të mirë me grekët dhe fqinjët.

KOASH është nje institucion  i orthodoksisë shqiptare por edhe të Shqipërisë.

Orthodoksia ka qene vendimtare ne krijimin e shtetit shqiptar në zgjimin e identitetit kombëtar në bërjen e hymnit kombëtar, në bërjen e këngëve patriotike dhe zhvillimin e shtetit shqiptar pas pavarësisë.

Problemi më i madh i KOASH është vështirësia për të kuptuar që me Kishën greke jemi si motra por secila në shtëpinë e saj -vështirësi e cila kombinohet edhe me presionin e politikës  greke duke krijuar konfuzion tek pjesa tjeter e popullsise jo orthodokse. Kështu orthodokset shqiptare quhen grekër

.

Këtë paragjykim e kanë kosovarët të cilët nuk e njohin problemin,  por edhe se kane urrejtje ndaj orthodoksisë serbe duke bërë lidhje te shkurter me ate greke madje dhe atë shqiptare.

Për të dale nga kjo gjendje do kohë.

Prania e Kryepeshkopit Anastas megjithë vlerat e tij fetare të dobishme dhe me gjithë kontributin e tij  në ringjalljen e Orthodoksise -nuk ka shpëtuar nga goditjet  duke e identifikuar ate me politiken greke – gjë që nuk është e vërtetë. Kryepeshkopi merret vetëm me fenë.

Por egziston ana tjetër e Medaljes. Që KOASH të jetë më shumë atdhetare ashtu si jane kishat simotra greke serbe ruse etj, duhet që në kalendarin e saj orthodoks të ketë  shenjtoret dhe martirët e vet. Këtë gjë, KOASH nuk e ka bere gjate formimit te saj kur u zgjodh Kryepeshkop Fan Noli me 1922 dhe as pasi u miratua nga Konstandinopoja si Autonome nëpërmjet TOMOS-it te Famshëm. KOASH mbeti inaktive dhe tërësisht nën ndikimin grek pavaresisht se ne Kishat Orthodokse te Shqiperise flitet tashme shqip.

Sot janë krijuar kushtet që KOASH  të  propozojë martirët, shënjtorët shqiptarë në kalendarin e saj.

Vetëm gjatë shekullit te kaluar Kisha greke dhe qipros kane futur ne kalendarin orthodoks gjate shek XX, me të cilin punojmë, në 4 shenjtorë grekë midis të cilëve dhe Shen Kozmain.

Kishat orthodokse sllave dhe rumune , kanë mbushur kalendaret orthodokse të tyre gjatë shek XX por edhe me parë, me shenjtore e martire slllavë.

Vetëm KOASH ynë nuk ka ndërmarre hapin e dyte pas Autoqefalise ate ye peopozimit jterim te shenjtorëve dhe martirwëve shqiptarë.

Megjithë propozimin e LIOSH dhe timin personal me shkrim dhe të protokolluar për të propozuar për Shenjtor orthodoks shqiptar -Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe martir Shen Vlashin e Durresit, por në një kohë më të vonë edhe Fan Nolin, At Stath Melanin, Papa Kristo Negovanin-KOASH jo vetëm q nuk e ka vënë ujin në zjarr, por më ka sulmuar  nëpërmjet disa personave si -tradhtar, anti grek,  ose në debate kanë nxjerrë pretekstin se keta qe kemi propozuar nuk plotesokan kushtet per tu bere shenjtorë e martirë, e për pasojë nuk mund të futen në kalendarin orthodoks.

Ky problem ngelet sot për  tu zgjidhur per te ardhur keq qe Kryepeshkopi paska ose këshilltare të pa aftë, ose disa persona pseudo minoritare vazhdojne te minojne tolerancen fetare brenga komunitetit orthodoks. Mesa duket jane keta individe ndoshta edhe influencuar nga qarqw anti shqiptare te veprojne keshtu duke ngaterruar fene me politikën.

Pasoja? Komuniteti orthodoks mbetet i përcare indiferent dhe nje pjese nuk vjen ne kishe.

Ne Intelektualët orthodoksë do përpiqemi të realizojmë  kërkesat tona duke artitur këto objektiva:

-shenjtërimin e Gjergj Kastriotit dhe te tjereve qe e meritojne

-afrimin e të larguarve me KOASH

-bashkëpunimin me katoliket dhe myslimanet intelektuale te cilat ashtu si ne jane berthama e inteligjences se shqiperise ndoshta dhe me shumë intelektualë të ndershem ateistë.

-krijimin e nje muzeumi të Intelektualëve orthodoksë e  klerikë apo jo, që kontribuan në lirinë e Shqipërise dhe në zhvillimin e saj.

-së fundmi krijimin e një informacioni te besueshem per vëllezerit kosovarë dhe të Maqedonisë se orthodoksia shqiptare nuk është greke dhe ne nuk jemi grekë por dëshërojme fqinjësi të mirë me grekët dhe fqinjët.

Prof.Pirro Prifti

priftipirro2017@gmail.com

Check Also

Trafik droge nga Lezha në Kosovë/ Arrestohet lezhjani dhe dy kosovarë (Video)

Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të …

error: Mos kopjo, por shperndaje ;)