Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka thënë se populli palestinez ende është viktimë e padrejtësisë, agresionit izraelit dhe neglizhencës ndërkombëtare dhe pasivitetit kur është fjala për dhimbjen dhe vuajtjet e këtij kombi.

Me rastin e 68-vjetorit të pushtimit izraelit, të cilin palestinezët e quajnë “nekbe” (fatkeqësi e madhe), presidenti palestinez Abbas përmes televizionit shtetëror iu drejtua kombit dhe tha se procesi i fatkeqësive të mëdha është në vazhdim dhe se toka e Palestinës ende është skenë e padrejtësive të përditshme dhe vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm të vendit.

Abbas ka thënë se ai do të mbështesë iniciativën franceze për mbajtjen e një konference ndërkombëtare në Paris me qëllim të përpjekjes për ripërtëritjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, por se do të respektojë rekomandimet e Organizatës së çlirimit palestinez në lidhje me kujdesin e nevojshëm dhe bashkëpunimit të kufizuar me Izraelin.

9 COMMENTS

Comments are closed.