Një taksist është sulmuar me thikë në kokë nga një person me të cilin kishte debatuar. Ai është parë nga disa kalimtarë teksa ecte me thikën e ngulur pas koke, dhe pas lajmërimit të policisë nga qytetarët ai është transportuar për në spital ndërkohë që ecte më këmbët e tij, plotësisht i vetëdijshëm.

Ngjarja ka ndodhur në Peru, dhe mjekët janë shtangur nga ky pacient kaq i guximshëm dhe i fortë. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati disa orë, ata kanë mundur t’ia heqin thikën nga koka, por njoftojnë se gjendja e tij është tepër kritike.

2 COMMENTS

Comments are closed.