Në sulmin e sotëm me bombë ndaj një autobusi që po transportonte ushtarë në Kayseri të Turqisë, kanë humbur jetën 13 ushtarë kurse 48 të tjerë janë plagosur.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se në sulmin me bombë të kryer rreth orës 08.45 sipas orës lokale ndaj automjetit që transportonte ushtarët dhe rreshterët që kishin dalë me leje nga komanda e brigadës së komandove në Kayseri janë vrarë 13 ushtarë dhe janë plagosur 48 ushtarë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo ngjarje tragjike vjen një javë pasi 44 persona u vranë nga një sulm me bomba në Stamboll pranë stadiumit të Beshiktashit

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Veysi Kaynak, tha se është shumë e mundshme që incidenti është një sulm terrorist që të kujton shpërthimit stadiumin, duke shtuar se duket se është shkaktuar nga një makinë bombë.

Një video e publikuar në Twitter nga vendi i ngjarjes tregon disa organe në tokë pranë autobusit të bombarduar

3 COMMENTS

Comments are closed.