Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona, ndërsa dëmet janë të shumta. Tajfuni i 10-të i sezonit në Japoni dhe i pari që ka goditur bregdetin paqësor Tohoku, zbarkoi të martën në Ofunato.

Erërat kanë lëvizur me një shpejtësi prej 60 km në orë dhe me një presion barometrik 972 hectopascals.

Fuqia maksimale e erës ka shkuar deri në 108 km në orë, ndërsa në vende të caktuara kanë arritur deri në 162 km për orë.

Përmbytjet janë shkaku kryesor i vdekjeve. Sipas policisë, 9 trupa u gjetën pranë një strukturë njëkatëshe në një shtëpi pleqsh në qytetin e Iwaizumi, pjesë e prefekturës Iwate.

Pavarësisht motit të keq të paralajmëruar, qeveria komunale në Iwaizumi nuk nxori ndonjë lajmërim paralajmëruar për përmbytje nga lumi Omot, i cili u fry nga 3.2 metra në 6.6 metra.

6 COMMENTS