Ministri i mbrojtjes së Pakistanit në reagim ndaj një raporti rreth mundësisë së sulmit bërthamor të Izraelit kundër Pakistanit, ka paralajmëruar regjimin e Tel Aivit se edhe Pakistani posedon armë bërthamore.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Khaxhe Muhamed Asef me publikimin e një mesazhi në rrjetin social Twitter, i ka kujtuar regjimit sionist se Pakistani është një vend bërthamor. Ministri i mbrojtjes së Pakistanit këtë mesazh e ka publikuar në reagim ndaj një raporti që citon Mushe Jalon, ish-ministrin e luftës së regjimit sionist, të ketë thënë se “nëse Pakistani me çfarëdo preteksti do të dërgojë forcat e tij ushtarake në Siri, ne me anë një sulm bërthamor do ta shkatërrojmë këtë vend”.

Faqja informative AD News kishte publikuar këtë raport në datën 20 shtator. Kjo është në kohën kur sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, autoritetet e këtij vendi janë kundër ndërhyrjes së forcave të huaja në krizën e Sirisë. Ministria e luftës së regjimit sionist në reagim ndaj mesazhit të ministrit të mbrojtjes së Pakistanit të publikuar në Twitter, ka deklaruar se raporti i faqes informative AD News është plotësisht i pavërtetë.

Vlen të theksohet se Pakistanit nuk ka kurrfarë marrëdhënie diplomatike me regjimin sionist. Thuhet se regjimi sionist është i vetmi posedues i armëve bërthamore në Lindjen e Mesme që ka 200-400 kapsula bërthamore. Tel Avivi nuk ka pranuar akoma të nënshkruajë Paktin për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore dhe nuk ka lejuar asnjëherë ekspertët ndërkombëtarë të ANEA që të inspektojnë objektet bërthamore të këtij regjimi.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/paralajmerimi-berthamor-pakistanit-kunder-izraelit/ […]

Comments are closed.