Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Egjiptin lidhur me bastisjen e dhunshme të ndërtesës së Unionit të Punëtorëve dhe për arrestimet e gazetarëve, raporton Anadolu Agency.

Deklarata është bërë pasi të dielën forcat e sigurisë në vend bastisën Sindikatën e Gazetarëve të Egjiptit. Oficerët e policisë arrestuan dy gazetarë të cilët protestonin të ulur në shenjë solidarizimi me kolegët e tyre të arrestuar më herët.

BE-ja e ka përshkruar situatën si një zhvillim shqetësues dhe vazhdim të trendit të ngushtimit të hapësirës për veprim të shoqërisë civile dhe lirisë së shprehjes.

3 COMMENTS

Comments are closed.