Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj është shfaqur i mërzitur. Duke folur për dëmtimin, Mavraj nuk ka lënë pa bërë edhe humor.

“Jam mirë, më goditi vetëm një francez”. Duke folur për ndeshjen, Mavraj tha se “nuk ishte e papritur, sepse Franca ka lojtarë kualitative, që mund të të godasin edhe në minutën e fundit. Ne e dinim këtë, por fati nuk ishte me ne.

Bëmë shumë gjëra të mira, por një gabim i vogël dhe ndëshkohesh.

Pas ndeshjes është shumë lehtë që të analizosh gjërat, por në atë moment nuk kishim zgjidhje tjetër, Ajeti ishte i dëmtuar dhe zëvendësuesi ishte Veseli, Ne bëmë më të mirën dhe Veseli kontribuoi, por fati nuk ishte me ne.

Ata e kishin qarkullimin e topit dhe ne u lodhëm shumë, bëmë sakrificë. Nuk e di nëse ishte vetëm lodhja, apo ishte edhe mungesa e fokusimit për të mos lënë asnjë hapësirë deri në minutat e fundit. Për të mos i lënë hapësira kundërshtarit.

Kemi shpresë për ndeshje me Rumaninë. Me të thënë të drejtën jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre. Me këtë moral, do të kërkojmë një fitore në ndeshjen e radhës ndaj Rumanisë”, u shpreh Mavraj.

11 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/pas-humbjes-mavraj-ben-edhe-humor-jam-mire-goditi-vetem-nje-francez/ […]

Comments are closed.