Kjo video tregon momentin kur një meteorit digjen në qiell vetëm disa orë pas një tërmeti të fortë me magnitudë prej 7.4 ballësh që goditi Japoninë, duke shkaktuar cunami në brendësi të tokës si dhe duke kthyer mbrapsht rrjedhën e një lumi.

Videoja tregon një objekt të zjarrtë nëpër qiellin e mbrëmjes, ndërsa vendi ishte ende duke vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Bëhet fjalë për prefekturën e Fukushimas, ku një tërmet i vitit 2011 bëri kërdinë në vend, duke prekur më tej pjesën e bregdetit lindor të Japonisë.

Rreth një orë më vonë, një cunami rrodhi në brendësi deri në lumin Suna;oshi në Tagajo, një qytet i shkatërruar nga tërmeti i vitit 2011.

Videoja e meteorit u filmua nga një 16 vjeçar i njohur si Asuka, ku tregohet një dritë misterioze duke u djegur në qiellin e natës.

5 COMMENTS

Comments are closed.