Një avion i linjës ajërore Pakistan International Airways është detyruar të bëjë një ulje të papritur pasi një pasagjer bllokoi të gjithë tualetet me diçka të ngurtë.

Incidenti ndodhi gjatë fluturimit nga Toronto, Kanada për në Lahore, Pakistan, udhëtari bllokoi njërën prej tualeteve , dhe të tjerat u bllokuan për shkak të linjës së njëjtë të shkarkimit.

Pasagjerët e irrituar pritën për më shumë se pesë orë ndërkohë që tualetet po pastroheshin, teksa ata zbritën në Blighty.

Kryetari i PIA, Muhammad Azam Saigol i adresoi disa këshilla pasagjerit që shkaktoi incidentin.

Ai tha në një deklaratë: “Pasagjerët duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte rregullave dhe të lexojnë shenjat paralajmëruese në tualet”.

Avioni u ul në Manchester të shtunën rreth orës 3:15 të pasditës.

5831d6b2ce86c_pakistaninternationalairways

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/pasagjeri-bllokon-te-gjithe-tualetet-avioni-ben-ulje-te-detyruar/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/pasagjeri-bllokon-te-gjithe-tualetet-avioni-ben-ulje-te-detyruar/ […]

Comments are closed.