Britaniku Juhel Miah dhe një grup fëmijësh e mësuesish të tjerë ishin duke marrë avionin nga Islanda për të vizituar Shtetet e Bashkuara kur atë e larguan nga aeroplani në Reikjavik. Sipas vendimit të 10 shkurtit të një gjykate amerikane, ndalimi i muslimanëve në SHBA sipas urdhërit të Donald Trump në fakt, duhej të ishte pezulluar.

Udhëtimi vazhdoi si ishte planifikuar, mirëpo nxënësit dhe kolegët e shkollës Llangatwg në Aberdulais mbetën të tronditur dhe të shqetësuar pasi mësuesi i matematikës, që kishte dokumentacion të vlefshëm vize amerikane, u shoqërua jashtë avionit nga personeli i sigurisë.

25-vjeçari Miah, nga Swansea, tha se kjo e kishte bërë të ndjehej si kriminel dhe ishte kaq i shqetësuar nga ajo që i kishte ndodhur saqë nuk kishte fjetur apo ngrënë për dy ditë. Ai tha për median vendase se pak përpara fluturimit, atij i ishte afruar një zyrtar që i kishte thënë se nuk mund të vazhdonte udhëtimin.

“Të gjithë po shihnin drejt meje”, tha Miah. “Dhe ndërsa po merrja bagazhet e mia, mësuesit dhe nxënësit ishin të habitur. Nuk mund ta besoja se kjo po ndodhte. Po më nxirrnin jashtë. Më bëri të ndjehem si kriminel. Nuk mund të flisja, më kishin humbur fjalët”.

“Ne hymë në aeroport dhe sapo arritëm tek kontrolli, zonja pas tryezës lexoi pasaportën time dhe menjëherë më tha se isha përzgjedhur për një kontroll rutinë sigurie.

Ajo më çoi në dhomë, më bëri të qëndroja në një karrike, të hiqja këpucët, xhaketën, kontrolloi nën shputat e këmbëve, kokën time dhe më pas unë kalova. Kontrolli zgjati rreth 5 minuta. Ishin pesë apo gjashtë persona në dhomë, dy më kontrolluan”, tregon mesuesi.

Ai më pas u dërgua në një hotel. “Isha duke pritur prej dy orësh në një dhomë. Ishte e tmerrshme. Kishte vrima në çarçafë, një çantë të pistë nën krevat, dritat nuk punonin.

Telefonit po i binte bateria dhe kështu që iu afrova valixhes, e në atë moment kuptova se kishin marrë çelësin. U bëra paranojak, u tremba dhe nuk fjeta e nuk hëngra për dy ditë”.

Shkolla i prenotoi aij një fluturim për t’u kthyer në Britani, ndërsa pjesa tjetër e mësuesve dhe nxënësve u kthyen më vonë.

Punëdhënësi i mësuesit, këshilli i Neath Port Talbot i shkroi ambasadës amerikane në Londër duke kërkuar shpjegime për çështjen ndërsa e gjithë ndodhia tashmë është bërë edhe argument mes politikanëve të Uellsit.

Një zëdhënës i këshillit, tha se Miah ishte tronditur nga ai që e përshkroi si “një akt të pajustifikuar diskriminimi”. Këshilli i shkollës tha se mësuesi ishte qytetar britanik dhe nuk ka shtetësi të dyfishtë.

Në formën e tij origjinale, urdhër-ndalimi i përkohshëm i Trump pezullonte udhëtimin drejt SHBA të të gjithë qytetarëve nga Irani, Iraku, Siria, Jemeni, Sonalia, Sudani dhe Libia për 90 ditë. Urdhëri është pezulluar nga gjykatat dhe nuk është nënshkruar ende versioni i rishikuar i tij.

Por, ndërkaq këshilli i Neath Port Talbot vëren se qeveria britanike ka deklaruar se shtetasit me pasaportën britanike, pavarësisht vendlindjes së tyre apo nëse kanë pasaportë të dytë, nuk ndikohen nga urdhëri ekzekutiv.

Këshilli thotë se përvoja e Miah hedh dyshime serioze edhe për besueshmërinë e njoftimeve qeveritare.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 48530 additional Information on that Topic: epavarura.com/pasojat-e-urdherit-trump-mesuesin-musliman-nga-britania-e-ndajne-nga-nxenesit-ndalohet-hyrja-ne-shba/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/pasojat-e-urdherit-trump-mesuesin-musliman-nga-britania-e-ndajne-nga-nxenesit-ndalohet-hyrja-ne-shba/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/pasojat-e-urdherit-trump-mesuesin-musliman-nga-britania-e-ndajne-nga-nxenesit-ndalohet-hyrja-ne-shba/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/pasojat-e-urdherit-trump-mesuesin-musliman-nga-britania-e-ndajne-nga-nxenesit-ndalohet-hyrja-ne-shba/ […]

Comments are closed.