Turqia vazhdon të marrë mesazhe solidarizimi dhe mbështetjeje në lidhje me tentativën për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Kantautori britanik me famë botërore, Sir Elton John, ka reaguar për ngjarjet e jetuara në Turqi më 15 korrik duke i dërguar një letër të posaçme agjencisë organizative të panairit EXPO 2016 në Antalia.

Elton John, 69 vjeç, shprehu keqardhje për ngjarjet në Turqi dhe theksoi se synimi i tentativës për grusht shteti ishte të prishë klimën e demokracisë dhe lirisë në vend.

“Turqinë e njoh nga koncertet e mia të mëparshme dhe këto ngjarje nuk mund të errësojnë bukuritë e saj. Do të realizoj me kënaqësi të madhe koncertin tim të 9 shtatorit në kuadër të EXPO 2016-s, në Antalia të Turqisë”, ka thënë gjiganti britanik i muzikës pop në letrën e sipërcituar.

Po ashtu, Elton John i ka cilësuar si “kokëçarje” ngjarjet në Turqi.

5 COMMENTS

Comments are closed.