Piter Coock zëdhënës i departamentit amerikan të mbrojtjes në një konferencë për shtyp ka paralajmëruar qeverinë e Sirisë dhe ka thënë se në rast se avionët e koalicionit në veri të Sirisë kërcënohen, atëherë avionët e Sirisë do të rrëzohen.

Sa i përket konfrontimit të fundit të avionëve amerikanë dhe atyre sirianë ka thënë: Ky konfrontim është regjistruar në provincën Hesake në verilindje të Sirisë. Më herët Pentagoni kishte thënë se më shumë kjo ngjarje ngjasonte me një konflikt pasi avionët amerikanë arritën në kohën kur avionët sirianë po largoheshin nga zona. Në këtë mënyrë mes tyre nuk ka pasur konflikt të drejtpërdrejtë apo shkëmbim zjarri. Mirëpo Pentagoni ka shtuar se kjo lëvizje është bërë për të mbrojtur forcat e koalicionit dhe forcat speciale të Amerikës. Objektivi i avionëve sirianë nuk ishte ishin këto forca por ishin forcat kurde të cilët trajnohen nga forcat speciale amerikane. Kjo ngjarje konsiderohet një eveniment i ri në Siri. Ushtria amerikane është shprehur e gatshme për të mbrojtur forcat e saj në tokë. Nuk ka dyshim se kjo konsiderohet kërcënim për presidentin Bashar Asad.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/pentagoni-kercenon-rrezimin-e-avioneve-siriane-dhe-ruse/ […]

Comments are closed.