MUSTAFA BAJRAMI

Objekti si-kishë orthodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës duhet rrënuar sa më shpejt që është e mundur.

Objekti në fjalë nuk është kishë, është përmendore e Millosheviçit, si të tillë e njeh e gjithë bota.

Deklaratat e një pjese të klasës politike kosovare se me rrënimin e atij objekti Kosova do të humb karshi faktorit ndërkombëtar janë të paqëndrueshme, të pamatura, të natyrës vazale shtrënguese dhe përfituese karshi frikës për humbjen e pushtetit.

Ndërtimi i atij objekti nuk ka pasur motiv religjioz, nuk ka pasur nevoje religjioze sikur që nuk janë respektuar fare procedurat ligjore. Ai objekt është ndërtuar për qëllime politike anti-shqiptare, për të provuar ekzistimin e prezencës serbe e sidomos për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova.

Nga këtu, tërheqja e paraleles mes atij objekti dhe ndërtimit të kishës katolike pranë Universitetit si dhe me xhamitë tjera të Prishtinës është gabim, në rastin më të keq, deklarim tendencioz i qëllimshëm.

Se sa fuqi ka Kosova ta rrënoj atë objekt satanik, është çështje në vete, ama, deklaratat amatere politike kosovare në favor të ekzistimit të tij janë fyerje ndaj popullatës shqiptare po aq sa janë ofenduese edhe arsyetimet e qarqeve tjera jo politike kosovare.

Shteti nuk duhet të ndërtohet mbi bazën e perceptimeve të të huajve, por ndërtohet duke shikuar në interesat e brendshme pa harruar respektimin, përveç tjerash, edhe të qëndrimeve të miqëve.

Sa më gjatë që jeton ai objekt aty dhe sa më shumë që bëjmë politika e filozofi të thata në lidhje me te, aq më i rënd do të bëhet ky objekt për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

P.S.
Dikur patëm shkruar se është mase i nevojshëm insisitimi i nacionalizimit të objekteve fetare, sidomos ato orthodokse, përndryshe Kosova do të ballafaqohet edhe më tutje me problemin e “pronësisë” së objekteve fetare të cilat ndërtohen nga te huajt apo me donacione të huaja….!

2 COMMENTS

Comments are closed.