Falë vetive të tij të fuqishme, është përdorur për shekuj të tërë si mjekim popullor në shumë vende të botës si Kinë, Indi , së fundmi edhe në vendet evropiane etj.Përdoret për të kuruar shqetësime të ndryshme duke nisur nga dhimbjet, gripi, kanceri dhe sëmundje më të rënda.

Përpos këtyre shafrani i Indisë ka edhe veti të forta antioksidante dhe antinflamatore që luftojnë plakjen.

Shumë studime shkruan revista shije, që janë bërë kohët e fundit rreth tij kanë konfirmuar vetitë kuruese të shafranit që varen edhe nga përbërësi aktiv i tij, curcumin.

Shafrani ndër të tjera është i pasur me fibra dhe substanca nutritive shumë të rëndësishme për shëndetin si kripëra minerale dhe vitamina. Për më shumë nuk ka efekte anësore apo toksike, pra është krejtësisht i sigurt.

Ja disa nga vetitë kuruese më të rëndësishme të shafranit të Indisë:Kontrollon diabetin.Shëron plagët.Lehtëson dhimbjet.Përmirëson shëndetin e lëkurës.Parandalon sëmundjen Alzheimer.Përmirëson shëndetin e zemrës.Parandalon artritin.Ndihmon tretjen.Pastron mëlçinë.Parandalon kancerin.Zhduk njollat e lëkurës.Përmirëson shëndetin.

Për të përfituar nga këto veti kuruese të shafranit të Indisë, mund ta përfshish në dietën tënde ditore dhe në disa receta.

Një grua sipas asaj që shkruhet në portalin amerikan “Healthy Food House”ka provuar të zgjidhë problemin e rrathëve të syve të rënduar duke vendosur shafran Indie rreth syve (edhe në pjesën e sipërme) dhe ka pasur rezultate fantastike, që nuk i kishte arritur me asnjë produkt kozmetik gjer më atëherë.Duke provuar shafranin qeset dhe rrudhat poshtë syve kanë filluar të zhduken qysh pas 5 ditësh. Receta që ajo ka aplikuar përgatitet kështu:

Përbërësit:

½ lugë gjelle shafran Indie

1 filxhan qumësht

½ lugë kafeje kanellë

1 lugë kafeje miell i pastër

½ lugë kafeje vaj ekstra i virgjër i arrës së kokosit

¼ lugë kafeje piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ngrohni pak qumështin dhe pastaj shtoni kanellën.Më pas shtoni mjaltin, miellin, shafranin, piperin dhe vajin e arrës së kokosit.Përziejeni mirë derisa qumështi të ziejë. Më pas e filtroni dhe qumështi juaj i artë ( quhet kështu për shkak të ngjyrës që i jep shafrani i Indisë) është gati.

Përdorimi:

Përbërjen që përgatitet aplikojeni në zonën rreth syve (mund të përdoret edhe në pjesën tjetër të fytyrës) dhe e lini të veproj për rreth 15-20 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Dhe do të vini re se fytyra juaj do të duket shumë herë më e freskët. Rrudhat, qeset si dhe ngjyra e errët në zonën përqark syve do të fillojnë të zhduken. Pas pesë ditësh do të vini re një ndryshim mahnitës në fytyrën tuaj!

The post Përdori këtë recetë në zonën rreth syve për 5 ditë dhe u mahnit nga rezultati appeared first on Shëndeti.

2 COMMENTS