Ka para, pushtet e është diktator, e ka në dorë gjithcka por jo jetën. Kërkon që të jetojë “përjetësisht”, e fjalën e kemi për diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Për dëshirën e tij, janë punësuar një ekip prej 130 shkencëtarëve të cilët janë duke eksperimentuar për ta mbajtur atë gjallë.

Sekretin e tij e ka nxjerrë Hyeong-soo Kim, një i larguar që ka qenë pjesë e stafit të diktatorit, i cili ka thënë se Instituti për Jetëgjatësi është duke bërë të pamundurën për shëndetin e liderit, raporton Daily Mail. Ai ka treguar se, Kim Jong-un është adhurues i ushqimit dhe verërave, e sidomos djathërave francezë. Pos kësaj, i do porcionet e mëdha, e qëkur erdhi në pushtet shtoi peshë në 130 kilogramë.

Ekipi i shkencëtarëve po lufton kundër diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare të udhëheqësit. Kërkimi i tyre nënkupton studimin edhe të të tjerëve, por shumica e popullit po vuan nga uria, kështu që po detyrohen të ndjekin turistët e huaj që rastisin në këtë shtet bizar, përfshirë diplomatët dhe gazetarët por pa e ditur ata.

“Në ekip janë shkencëtarë nga Universiteti i Kim Il-sung. Ata specializohen në Mjekësi dhe Teknologji”, tregon Hyeong-soo. “Instituti ruhet ditë e natë, ndërsa është i rrethuar me një mur katër metra të lartë që ka edhe ngarkesë elektrike”. Hyeong-soo Kim, kur ka hyrë në këtë Institut, ka nënshkruar një dokument që e obligon të mos tregojë kurrë se çfarë po ndodhë aty. Por, tash ai jeton në Korenë e Jugut, ku është i lirë të flasë.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/perjetesine-diktatori-130-kg-puneson-130-shkencetare-qe-ta-mbajne-ne-jete/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 35225 more Information on that Topic: epavarura.com/perjetesine-diktatori-130-kg-puneson-130-shkencetare-qe-ta-mbajne-ne-jete/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 97557 additional Information to that Topic: epavarura.com/perjetesine-diktatori-130-kg-puneson-130-shkencetare-qe-ta-mbajne-ne-jete/ […]

Comments are closed.