Tre burra përkrahës të Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, kanë sulmuar një femër 18 vjeçare myslimane në Nju Jork dhe janë munduar t’i rrëmbejnë çantën e dorës dhe t’i heqin asaj hixhabin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se policia në lidhje me këtë ka thënë se sulmuesit e kanë quajtur këtë femër “terroriste” dhe i kanë thënë asaj të largohet nga Amerika sepse nuk i përket këtij vendi. Gazeta angleze “Indipendent” në një raport të saj ka njoftuar se grupi i policisë për krime raciste në Nju Jork është duke hetuar këtë ngjarje. Policia akoma nuk ka arrestuar asnjë person në lidhje me këtë çështje, por po bënë përpjekje për arrestimin e tre personave të dyshuar. Kjo është në kohën kur para kësaj mediet ndërkombëtare kanë njoftuar për shtimin e krimeve raciste në Amerikë pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi.

3 COMMENTS

Comments are closed.