Personi i cili filmoi sulmet bërthamore në Hiroshima: Nuk pendohem!

17

Russel Gacknbach, 94 vjcari që ishte një nga pjesëtarët e avionit bombardues B-29, i njohur me nofkën Anulagi, i cili kishte filmuar gjuajtjen e bombës atomike në Hiroshima, në një intervistë tha se nuk pendohet për një gjë të tillë.

72 vite më parë, administrata e SHBA nën drejtimin e Harry Truman, dha urdhrin për kryerjen e sulmit bërthamor në Hiroshima, duke shkatërruar dy të tretat e këtij qyteti dhe duke vrarë mijëra persona. Gackenbach u lind më 23 mars 1923 në Allentown të Pensilvanisë. Ai u regjistrua në programin e Kadetës së Aviacionit të shërbimit ushtarak të Ushtrisë Ajrore në janar të vitit 1943. Më pas Gackenbach u ngarkua si një lundërtar në shkurt të vitit 1944. Ai shkoi përmes trajnimit pilot në Universitetin e Miamit në Coral Gables të Floridas. Ai u dërgua gjithashtu në Kubë, Utah dhe Teksas, si pjesë e trajnimit të tij në Skuadrën e 393-të. Gackenbach në filmin e tij i cili u publikua në 2 janar (sigurisht që data e publikimit të filmit është e mundur të jetë edhe më herët), thotë se ka qenë një nga anëtarët e grupit që kanë marrë pjesë në gjuajtjen e bombës atomike në Hiroshima. Në këtë film të cilin e ka publikuar Gazeta Zyrtare e Forcave ajrore të ushtrisë amerikane, Gackenbach në lidhje me sekretin e misionit të gjuajtjes së bombës atomike në Hiroshima, thotë: “Ne vërtetë nuk e dinim se cka jemi duke bërë. Nuk ishim të vetëdijshëm se pasojat e një veprimi të tillë do të ndihen edhe 5 deri 10 dekada më vonë”. Zëri i Harry Truman, president i SHBA në atë kohë: “Pak kohë përpara, një avion amerikan ka gjuajtur bombë në Hiroshima dhe e ka shkatërruar këtë qytet. Kjo bombë ka fuqinë e më shumë se 20 mijë tonë TNT”. Gackenbach po ashtu kishte një rol në misionin e Nagasakit më 9 gusht 1945. Ai ishte pjesë e ekuipazhit të Enola Gay, roli i të cilit kësaj radhe ishte të raportonte mbi motin në objektivin kryesor, Kokura. Për shkak të mbulimit të reve dhe tymit nga bastisja e një dite të mëparshme, bomba nuk ishte në gjendje të hidhej mbi Kokurën. Bockscar, emri i avionit të ngarkuar me dorëzimin e armëve, u zhvendos në objektivin sekondar, duke shpërthyer në fund bombën “Fat Man” mbi Nagasaki./ PT

Loading...