Përveç miqësisë, ja çfarë kanë të përbashkët Kosova dhe Turqia

15

Turqia, me diellin, natyrën, kulturën dhe pasuritë e saja kulturore dhe historike mirëpret të gjithë turistët si brenda ashtu edhe jashtë vendit.Për turizmin veror në Turqi vijnë turistë të huaj nga një hapësirë e gjerë gjeografike duke filluar nga Rusia, Gjermania, Lindja e Mesme dhe vendet arabe e Lindja e Largët. Në të njëjtin vend mund të shihni turistë edhe arabë.

Pyetjes se pse përzgjedhin Turqinë, turistët radhisin kritere të ndryshme në krye të cilave janë; sjellja e popullit ndaj turistëve, pasuritë kulturore, natyra e pastër etj.Tema të tilla që rrisin potencialin e vendit dhe që rrisin të ardhurat janë në dorën tonë duke ndërgjegjësuar popullin. Pritja e turistëve me fytyra të qeshura dhe mirëpritja që ekziston në karakterin e popullit turk ndikon pozitivisht në turizëm.

Por e keni menduar ndonjëherë se ekzistojnë disa qytete në Turqi të cilat kanë pamje kulturë dhe arkitekturë të ngjashme me disa në Kosovë? Një ngjashmëri e afërt e cila ja vlen të përmendet është ajo mes qytetit të Afyon-it në Turqi dhe atij të Prizrenit në Kosovë, ku kanë distancë të ndryshme në aspektin gjeografik por shumë të njëjta në aspektin kulturor.

Diçka që vlen të përmendet rreth kësaj ngjashmërie është ngjashmëria mes shtëpive të vjetra otomane dhe shtëpive tradicionale të cilat mund të i shihni kudo rreth qytetit të Prizrenit.

Loading...