21 gushti i vitit 1969 është data kur kibla e parë e myslimanëve dhe vendi i tretë i shtrenjtë i tyre u dogj nga regjimi sionist i Izraelit.

Shtimi i komploteve të sionistëve njëkohësisht me përvjetorin e djegies së xhamisë Al Aksa prej regjimit sionist, ka ngjallur shqetësime të mëdha tek opinioni publik. Komiteti suprem islamik i qytetit Kods i pushtuar me rastin e përvjetorit të djegies së xhamisë Al Aksa nga ana e regjimit sionist ka thënë se armiku sionist vazhdon të ketë si objektiv këtë vend të shenjtë i cili po përballet me veprimet shkatërrimtare të këtij regjimi. Historia e regjimit sionist është e mbushur me veprime shkatërrimtare dhe destruktive të këtij regjimi okupator kundër vendeve të shenjta islame dhe sidomos kundër xhamisë Al Aksa.

Një prej këtyre veprime kundër xhamisë në fjalë është ngjarja e 21 gushtit 1969 ku sionistët ekstremistë dhe radikalë të kryesuar nga Majkëll Rohan ndërmorën një veprim të programuar dhe koordinuar më parë nga autoritetet e regjimit sionist dhe dogjën xhaminë Al Aksa duke dëmtuar seriozisht një pjesë të kësaj xhamie. Më 11 prill të vitit 1982 gjithashtu një tjetër ushtarak sionist i quajtur Alan Xhudman, sulmoi xhaminë Al Aksa dhe ndaj besimtarëve myslimanë që po falnin namazin qëlloi me armë zjarri duke martirizuar dhe plagosur me dhjetëra palestinezë. Mirëpo një prej veprimeve më ofenduese dhe destruktive të regjimti sionist ndaj xhamisë Al Aksa është futja e autoriteteve të këtij regjimit d.m.th. e Ariel Sharon që ishte një prej krerëve të regjimit sionist. Sharon është futur brenda xhamisë Al Aksa në vitin 2000. Sharon të cilin kohë më parë e përfshiu vdekja e turpshme, në vitin 2000 ndërmori një veprim provokues dhe sëbashku me një grup sionistësh u fut në xhaminë Al Aksa. Ky veprim i Sharon u pasua me protestat e popullit palestinez dhe nisjen e fazës së re të intifadës së popullit palestinez që u quajtur Intifada e Kodsit.

Shtimi i veprimeve të sionistëve radikalë për të tjetërsuar realitetin dhe për të krijuar ambientin e përshtatshëm për prishjen e xhamisë Al Aksa, ka ndodhur njëkohësisht me deklaratat e fundit të regjimit sionist i cili insiston që Kodsi të jetë kryeqytet i këtij regjimi. Regjimi sionist me prishjen e xhamisë dhe ndryshimin e funksionit të saj, këtë ndërtesë islamike synon ta kthejë në sinagogë. Për këtë arsye regjimi sionist ka bërë përpjekje të shumta për tu dhënë rajoneve palestineze një imazh sionist dhe për arritjen e këtij objektivi ka ndërmarrë një operacion për shkatërrimin e objekteve dhe vendeve islamike, shtëpive dhe ndërtesave historike dhe islamike. Ky veprim kriminal i regjimit sionist është vënë re qartazi edhe në luftërat kundër palestinezëve.

Në të tilla kushte është përgjegjësi e BN dhe sidomos e OKB dhe e OBI që duke marrë masat e duhura dhe serioze të parandalojnë vazhdimin e veprimeve shkatërrimtare dhe destruktive të regjimit sionist në rajonet palestineze./

6 COMMENTS

Comments are closed.