1. Kolombi provoi se toka është e rrumbullakët.

Nëse e bëri diçka të tillë, ishte rreth 2.000 vjet me vonesë. Matematikanët antikë grekë, e patën provuar tashmë se toka është e rrumbullakët dhe jo e sheshtë. Pitagora në shekullin VI Para Erës Sonë, ishte një nga ata që e hodhi këtë ide. Aristoteli në shekullin IV ofroi provat fizike, si hija e Tokës në hënë dhe lakimi i Tokës, i njohur nga të gjithë detarët teksa i afroheshin bregut.

Dhe duke filluar nga shekulli III-të Para Erës Sonë, Eratosteni përcaktoi formën e Tokës dhe perimetrin, duke përdorur gjeometrinë elementare. Në shekullin II, Klaud Ptolemeu shkroi “Almagest”, traktatin matematikor dhe astronomik mbi forma planetare, duke e përshkruar Tokën si sferike. Ky tekst ishte i njohur në të gjithë Evropën e arsimuar në kohën e Kolombit.

Kolombi, një njeri i vetë-mësuar, e nënvlerësoi tej mase perimetrin e Tokës. Ai gjithashtu mendonte se Evropa ishte më i gjerë sesa ishte në realitet, dhe se Japonia ishte më larg nga brigjet e Kinës sa ishte në fakt. Për këto arsye, ai mendonte se mund të mbërrinte në Azi, duke lundruar drejt perëndimit, një koncept që shumica e Evropës së arsimuar në atë kohë e mendonte të vërtetë – jo për shkak se Toka ishte e sheshtë, por për shkak se matematika e Kolombit ishte aq shumë e gabuar.

Në fakt, ai pati fat në zbulimin e vendit që natyrisht nuk ishte Azia. Miti i Kolombit për tokën e sheshtë, zë ndoshta fill me biografinë e Kolombit të shkruar në vitin 1828 nga Uashington Irving; ndërsa më herët nuk është përmendur ndonjëherë diçka e tillë. Ekuipazhi i tij, nuk ishte i shqetësuar në lidhje me këtë fakt.

2. Kolombi zbuloi Amerikën.

Po, le të injorojmë faktin se miliona njerëz që tashmë popullonin atë vend që më vonë do të quhet Amerikë, ishin zbuluar mijëra vjet më parë. Dhe le të injorojmë edhe udhëtimin e Leif Eriksonit nga Grenlanda përreth Kanadasë rreth vitit 1000 të Erës Sonë. Nëse Kolombi zbuloi Amerikën, ai vetë nuk e dinte këtë. Deri në vdekjen e tij pretendonte se kishte zbarkuar në Azi, ndonëse shumica e detarëve e dinin se kjo nuk ishte e vërtetë.

Ajo çfarë kishte “zbuluar” Kolombi, ishte arkipelagu i Bahamasit dhe pastaj ishulli më vonë u quajt Hispaniola, tashmë i ndarë në Haiti dhe Republikën Domenikane. Në udhëtimet e tij të mëvonshme ai shkoi më larg, në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Kolombi nuk i shkoi as afër territorit, që tashmë përbën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atëherë pse në SHBA kremtohet për nderin e një burri, që mendohet se zbuloi një rrugë të re për në Azi dhe tokat e përshkruara dikur nga Marko Polo? Kjo ndodh për shkak se në fillim Shtetet e Bashkuara po luftonin me Anglinë, dhe jo Spanjën.

Xhon Kabot “zbuloi” Neëfoundland-in në emër të Anglisë rreth vitit 1497, duke i hapur rrugën kolonizimit të pjesës më të madhe të Amerikës së Veriut. Ndërkohë kolonialistët amerikanë e kthyen Kolombin në heroin e tyre, dhe jo Kabotin e Anglisë. Për këtë arsye ne kemi kryeqytet, Uashington DC – në distriktin e Kolumbias dhe ajo atë të Kabotit.

3. Kolombi solli sifilisin në Evropë.

Mbi këtë çështje është debatuar shumë. Sifilisi me gjasë ka ekzistuar për mijëvjeçarë në Evropë, por thjesht nuk ishte kuptuar mirë. Grekët e lashtë i përshkruanin si lëndime, tepër të ngjashme me simptomat e sifilisit. Ndoshta rastësisht, një epidemi sifilisit preku Napolin e Italisë në vitin 1494 gjatë pushtimit francez, vetëm dy vjet pas kthimit të Kolombit. Kjo vulosi edhe lidhjen që bëhet shpesh me eksploratorin e famshëm.

Por përveç përshkrimeve të plagëve nga Hipokrati, shumë studiues besojnë se ka pasur një shpërthim sifilisi në të të gjitha vendet në shekullin e XIII-të, madje edhe në një manastir augustinian burrash, në portin anglez Kingston upon Hull.

Ky qytet bregdetar, kishte një fluks të vazhdueshëm të marinarësh nga tokat e largëta, dhe ju e dini se çfarë mund të bëjnë ata. Të dhënat e karbonit dhe analizat e ADN-së së eshtrave nga manastiri i burrave, mbështesin teorinë se sifilisi ishte një sëmundje globale, e cila kishte ekzistuar përpara udhëtimeve të Kolombit.

4. Kolombi vdiq i panjohur dhe në varfëri.

Kolombi nuk ishte një njeri i pasur, kur ai vdiq në Spanjë në vitin 1506 në moshën 54-vjeçare. Por ai nuk mund të cilësohej as i varfër. Kolombi bënte një jetë të qetë në aspektin e gjendjes financiare, në një apartament në Valadolid , ndonëse vuante nga dhimbje të forta të shkaktuara nga artriti.

Kolombi ishte arrestuar vite më parë me akuzën e tiranisë dhe brutalitetit, ndaj popujve vendas të Amerikave. Por ai u lirua nga Mbreti i Spanjës Ferdinandi, pas vetëm 6 javësh në burg. Atij më pas iu mohua shumica e fitimeve nga zbulimet e tij, të premtuara më herët nga Mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabela.

Pas vdekjes, familja e tij paditi kurorën mbretërore, një padi e famshme e njohur si ‘Pleitos colombinos’, ose padi kolumbiane, një çështje që zgjati gati 20 vjet. Trashëgimtarët e Kolombit siguruan në fund shuma të konsiderueshme parash dhe pronat nga kurora mbrëtërore. Gjithashtu, shumica e detarëve evropianë e kuptuan nga fundi i shekullit XV, para vdekjes së tij, se Kolombi kishte zbuluar ishuj dhe një të madhe toke të panjohur për ta.

5. Kolombi nuk bëri asgjë të rëndësishme.

Me gjithë këtë bisedë të një Kolombi të pafat dhe që zbuloi aksidentalisht Botën e Re, si dhe gjenocidin e mëvonshme kundër kulturës së vendasve, është e lehtë të kuptohet reagimi aktual kundër tij dhe festa kombëtare që quhet Dita e Kolombit, e që kremtohet në të gjithë Amerikën Veriore dhe Jugore. Kjo nuk është plotësisht e drejtë.

Ndërsa Kolombi pati gabime në lidhje me gjërat më të mëdha, ai ka ndihmuar në krijimin e njohurive mbi fluksin e erërave, përkatësisht ato lindore që fryjnë drejt Karaibeve dhe perëndimore që mund të kthenin mbrapsht çdo anije në Evropën Perëndimore. Gjithashtu, ndërsa Kolombi nuk ishte evropiani i parë që arriti në hemisferën perëndimore, ai ishte i pari që qëndroi atje.

Udhëtimet e tij, nxitën në mënyrë direkte një prani të përhershme të evropianëve në të dyja Amerikat. Lajmet mbi suksesin e udhëtimit të tij të pare, u përhapën si një flakë e tërbuar nëpër Evropë, duke përgatitur kësisoj epokën e kolonizimit evropian.

Dikush mund të argumentojë nëse pushtimi ishte i mirë apo i keq për njerëzimin:që është, përhapja e krishterimit, rritja e modernizmit, shfrytëzimi dhe asgjësimi i kulturave vendase e kështu me radhë. Por është e vështirë të mohosh rolin e drejtpërdrejtë të Kolombit ndryshimin e shpejtë dhe rrënjësor të botës.

10 COMMENTS

Comments are closed.