Një peshkatar nga Omani është vërtetë më fat pasi pas 20 viteve eksperiencë në det, për herë të parë ai arritit të kapte në rrjetën e tij diçka që i ndryshoi jetën. Khalid Al Sinani teksa po peshkonte në brigjet e Qurayat, pa që rrjeta kishte zënë diçka dhe nisi ta tërhiqte. Ai vuri re se ishte një masë si formë dylli me peshë rreth 80 kilogramë.

Ndërsa fillimisht nuk e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë, mësoi se ishte pështymë balene e cila është me shumë vlerë në fushën e kozmetikës. “Varka ime është vetëm gjashtë metra, ndërsa masa e peshkuar shumë e rëndë. E tërhoqa deri në breg, dhe pavarësisht se nuk e njihja dyshova se ishte diçka e veçantë, ndonëse era e saj ishte shumë e rëndë”, tregon Al Sinani. Ai shton se mësoi se ishte pështymë balene dhe me publikimin e lajmit i kanë ofruar 3 milionë euro për t’a blerë, me synim shfrytëzimin në produkte kozmetike e veçanërisht për parfumet, pasi ndikon në rezistencën sa më gjatë të aromës, raporton ‘Indianexpress’.

4 COMMENTS

Comments are closed.