Jeni në sezon provimesh? Këto janë pijet që ju ndihmojnë do t’ju ndihmojnë të merrni nota të mira.

Pijet që ushqejnë trurin dhe rrisin përqendrimin

Lëngu i memories

1 mollë jeshile

pak spinaq

1 degë rozmarine

1 lugë të vogël Matcha

1 kastravec

pak lëng limoni jeshil

Matcha është çaj jeshil pluhur. Ai shquhet për vetitë e fuqishme të përforcimit të përqendrimit dhe kthjellimit ndërkohë që rrit nivelin e energjisë. Një zgjedhje më ekonomike është çaji jeshil me të cilin mund ta zëvendësoni. Kulloni 1 lugë çaj jeshil në ½ kupë ujë të nxehtë dhe e bashkoni me lëngun e mësipërm.

Rozmarina është erzë e cila përmban vajra volatil që ndikojnë në qendrën e memories. Mjafton edhe të nuhasni këtë bimë dhe mund të merrni efektet e dobishme të saj.

Lëng energjizues

1 panxhar

½ kupë luleshtrydhe

½ banane

1 grusht rukola

1 lugë të vogël fara kerpi

Përgatitja

Shtrydhni rukolën dhe panxharin në një shtrydhëse

E kaloni lëngun në blendër dhe bluani përbërësit e tjerë bashkë me lëngun e shtrydhur dhe pak ujë. Ato janë burimi bimor më i pasur i proteinave. Mund t’i zëvendësoni edhe me fara liri.

Lëng rigjenerues

1/3 gotë qumësht të freskët lope

1 shkop kanelle

1 lugë sheqer kaf nga kallam sheqeri

1 të verdhë veze

Pak vanilje

Përgatitja

Zieni qumështin me kanellën dhe vaniljen. Rrihni vezën me sheqerin. Hiqni qumështin nga zjarri dhe i shtoni ngadalë ngadalë vezën duke përzier. E lini në frigorifer dhe e konsumoni të nesërmen në mëngjes.

Vezët përmbajnë acidin lyror DHA, i cili luan rol kyç në rigjenerimin e neuroneve e veçanërisht në qendrën e memories.

Këshilla të tjera te rendesishme

Flini gjumë mjaftueshëm

Pini ujë të paktën 2 -2,5 litra në ditë

Mos anashkaloni mëngjesin

Evitoni konsumin e sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirave

Mos rrini më shumë se 3 orë pa ngrënë.

2 COMMENTS

Comments are closed.