Duhanpirësit, si dhe ata që e kanë lënë duhanin, duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se mushkëritë e tyre janë plot katran dhe nikotinë.

Ky artikull ofron një recetë natyrale për të larguar katranin dhe nikotinën e grumbulluar në mushkëritë tuaja. Ideale do ishte ta linit fare duhanin sepse tymi i duhanit dhe nikotinës dëmton seriozisht mushkëritë, dhe këto efekte janë të parikuperueshme.

Receta e më poshtë natyrale do të pastrojë mushkëritë nga katrani dhe nikotina, dhe do ju ndihmojë të shmangur komplikime të mëtejshme. Për më tepër, ajo ka vetëm 4 përbërës:

Përbërësit:

Rrënjë xhenxhefil (rreth 2.5 cm)

2 lugë çaji shafran

400 g sheqer ose mjaltë

400 g qepë

1 litër ujë

Mënyra e përgatitjes:

Ziejeni ujin dhe shtoni sheqerin. Nëse keni vendosur të përdorni mjaltë, duhet t’a shtoni në fund. Pastaj, grini rrënjën e xhenxhefilit dhe priteni qepën në copa të vogla. Shtojini ato tek uji që po zien.

Kur të marrin përsëri valë, uleni nxehtësinë e pllakës dhe shtoni 2 lugë pluhur shafran. Lëreni ujin në zjarr të avashtë derisa të përgjysmohet sasia. Në fund, hiqeni nga zjarri dhe kullojeni lëngun në një kavanoz. Lëreni këtë ilaç të ftohet dhe pastaj ruajeni në frigorifer.

Përdorimi:

Duhet të konsumoni dy lugë gjelle nga ky ilaç natyral, dy herë gjatë ditës: në mëngjes me stomak bosh, dhe përsëri pas darke, pasi të keni ngrënë ushqimin e fundit për atë ditë.

Përfitimet shëndetësore

Xhenxhefili

Xhenxhefili është përdorur si një ilaç natyral për mijëra vjet dhe ka përfitime të shumta shëndetësore si parandalimi i akumulimit të mukusit në mushkëri.

Shafrani

Shafran është gjithashtu një përbërës popullor për shkak të vetive të fuqishme antivirale, antibakteriale, dhe efekteve antiseptike. Ajo lufton inflamacionet dhe pastron gjakun.

Qepa

Është jashtëzakonisht e efektshme në parandalimin e problemeve të frymëmarrjes. Njëlloj si hudhra, qepa ka veti të fuqishme kundër kancerit, prandaj edhe përdoren në shumë terapi të sëmundjeve malinje.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 6492 more Information to that Topic: epavarura.com/pini-duhan-ja-si-te-pastroni-mushkerite-ne-menyre-natyrale/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 47306 additional Info to that Topic: epavarura.com/pini-duhan-ja-si-te-pastroni-mushkerite-ne-menyre-natyrale/ […]

Comments are closed.