14661797401465999893arrestimi

Autori i një plagosjeje që ka ndodhur në një lokal në Vaun e Dejës më 17 qershor 2017 është arrestuar sot nga Policia e Shkodrës.

Policia njoftoi se Mark Nikolli, 26 vjeç, banues në Gomsiqe, Vau i Dejës, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje u kap pas një pune operacionale të mirëorganizuar.

Ky shtetas , më datë 17.06.2017, në një lokal në Vaun e Dejës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. N. 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/plagosi-ne-lokal-ne-vaun-e-dejes-arrestohet-pas-12-ditesh-autori/ […]

Comments are closed.