Disa sugjerojnë se këto impulse misterioze mund të jetë një shenjë se alienet janë duke u përpjekur që të komunikojnë me ne, por nuk ka konfirmim të tillë. Deri tani, ne e dimë me siguri vetëm që vijnë nga kozmosi i thellë, shkruan Daily Mail.

Radio impulset e shpejta janë radio emetime që ndodhin periodikisht dhe në mënyrë të rastësishme, e që janë të vështira për t’u zbuluar dhe studiuar. Është plotësisht e panjohur se prej nga burojnë saktësisht dhe çka mund të prodhojë sinjale të tilla të shkurtëra dhe të mprehta.

“Shpjegimi më i çuditshëm është se bëhet fjalë për mesazhe jashtëtokësore”, tha profesori Matthew Bailes nga Universiteti i Teknologjisë Swinburne në Melburn, i cili ka kontribuar në studimin e ri.

Ai me kolegët në Univeristetin kombëtar australian ka detektuar impulset me radioteleskopin Molonglo të vendosur pranë Canberra.

Duke përdorur softuerë të veçantë për të filtruar informatat kyçe në të dhënat e mbledhura me bollëk nga Molonglo fuqishëm, shkencëtarët kanë zbuluar lokacionet e mundshme për tre radio pulse të shpejta.

Të tre ishin nga kozmosi i thellë, por njëri prej tyre mund të ketë origjinën nga një galaktikë e vetme.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Monthly Notice of the Royal Astronomical Society”, ndërsa me kërkime të mëtejshme duhet të gjendet se prej nga me të vërtetë po vijnë sinjale misterioze.

12 COMMENTS

Comments are closed.