Tentim puçi ushtarak jo vetëm që ka prishur marrëdhëniet në shtetin turk por ka vënë në pikëpyetje edhe raportet Turqi-SHBA.Gjithçka është prishur në mes këtyre dy shteteve natën e tentim puçit ushtarak kur Ankaraja zyrtare ka akuzuar superfuqinë botërore se po i ndihmojnë puçistët.”

Në mbledhjen e Qeverisë ne do të diskutojmë këtë çështje dhe do të jetë në rend dite edhe rishikimi i marrëdhënjeve me SHBA-të”, ka thënë kryeministri turk Binali Yıldırım.

Erdogan ndër të tjera tha se nëse NATO dhe amerikanët donë të mbajnë bazën në qytetin İncirlik, duhet të dorëzojnë shumë të kërkuarin dhe të akuzuarin e tentim puçit ushtarak Fethullah Gülen, për të cilin amerikanët kanë kërkuar prova nëse Turqia don dorëzimin e tij.

Për të rënduar edhe më tepër situatën të premten Turqia ka ndërprerë rrymën nê bazën İncirlik dhe ushtarët janë detyruar që të përdorin gjeneratorët,shenjë e cila bënë që shumë analistë të situatës politike të mendojnë se Turqia është duke shkelur marrëveshjet si anëtare e NATO-s dhe se mund të diskutohet në politikën turke mundësia e daljes nga NATO.

3 COMMENTS

Comments are closed.